Paralelisht me ndeshjen e Shqipërisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës u zhvillua në Beograd dhe ndeshja e rivalit tonë të vërtetë në garë për vendin e dytë në grup, Serbisë.
SKANDAL në Beograd! Pasi u turpëruan 5 me 0, serbët “shfryhen” duke thirrur “Kosova është Serbi”

Përballë Anglisë ata u turpëruan vërtet me 5 gola, duke humbur sërish vendin e dytë ndaj Shqipërisë, por ajo që i turpëroi edhe më tepër ishin tifozët e tyre ultras. Tifozët në futjen e tyre në stadium nuk ndalën së kënduari refrenin e kotë, atë që tashmë i dallon nga kushdo në Europë për nivelin e tyre, “Kosova është Serbi…”
Huliganët serbë, të shoqëruar nga forcat speciale në Marakana, e filluan dhe mbaruan gjithçka e korret politike që po i bëjnë shembull në çdo dënim të FIFA-s. Nga flamuri me hartën e Kosovës dhe ngjyrat e Serbisë, deri tek thirrjet me hedhje e pritje, ku njëri grup përmendte emrin e Kosovës dhe tjetri të Serbisë.
Një skenë mes të turpshmes dhe qesharakes në atë stadium të tejmbushur ku në të vërtetë, futbollin nuk kishin si ta shihnin, pasi në çdo moment portieri i tyre nxirrte topin nga rrjeta, të paktën 5 herë. Kështu që zgjodhën të bëhen sërish protagonistë këta huliganë që vetëm me futbollin nuk kanë lidhje.
Krejt e kundërta në Tiranë ku edhe pse për fat të keq për disa ngjarje pa lidhje me sportin nga disa tifozë në ndeshjen e shkuar ndaj Serbisë sollën dënimin e një pjese të stadiumit, të 16.500 tifozët kuqezi në stadium dhanë një shembull perfekt të mbështetjes së skuadrës, aq më tepër në një ndeshje si ajo e djeshmja, ku e gjithë vëmendja ishte tek 11-tshja jonë në fushë dhe tek arritja e rezultatit që na duhej dhe që e morëm, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa.