30-vjeçarja përfundon në qeli pas një nate me alkool dhe përplasje me Policinë!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi një sërë arrestimesh dhe procedimesh pas një nate të ngarkuar me ngjarje në kryeqytet.

🔹 Incidenti kryesor ndodhi rreth orës 03:50 të datës 21 qershor, kur Forcat “Shqiponja” ndaluan për kontroll një automjet të drejtuar nga E. P., 23 vjeç, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur. Ai rezultoi pozitiv me 0.48 mg/l alkool në testin e parë, por refuzoi ta përsëriste testin, siç kërkohet nga procedurat.

Në vendngjarje mbërriti motra e tij, A. P., 30 vjeçe nga Prishtina, e cila kundërshtoi me dhunë oficerët e policisë. Ajo gjithashtu rezultoi në gjendje të dehur (0.38 mg/l) dhe u shoqërua në Komisariat, ku më pas theu xhamin e dritares. Ajo u arrestua për “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Shkatërrim prone” dhe “Drejtim të parregullt të automjetit”.

Policia thekson se pretendimet në rrjetet sociale për dhunë ndaj 30-vjeçares janë të pavërteta dhe se veprimet e efektivëve kanë qenë në përputhje me ligjin.

More posts