Këndonte “live” në makinë, e reja humb kontrollin dhe përplaset keq(Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani, ku një grua e re përfundoi në aksident gjatë kohës që po këndonte live hitin klasik të Britney Spears, “…Baby One More Time”.

E reja ishte në rrugë për te gjyshërit e saj, kur papritur humbi kontrollin e makinës. Automjeti u përplas dhe përfundoi i përmbysur anash, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.

Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime serioze. Sipas raportimeve, gruaja pësoi vetëm një tronditje dhe disa mavijosje të lehta.

Pas incidentit, e reja ka pranuar se ky ka qenë një moment që nuk do ta harrojë kurrë dhe ka dhënë një mesazh të qartë:

👉 “Sigurisht, nuk do ta përsëris më këtë.”

More posts