Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Suedi, vetëm pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann.
E papritur/ Ministrja e re e Shëndetësisë, humb ndjenjat gjatë konferencës, godet kokën në podium (Video)

Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium.
Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur. Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.
Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.
“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë. Pak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.