Ragip Gila, autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, ka deklaruar para oficerëve të policisë se objektivi i tij ishte Erogen Vaso.
Masakra në qendër të Shkodrës, Ragip Gila tregon personin që ishte shënjestër e atentatit: “Bënte si i fortë”

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të.
Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar, Ragip Gila, pas marrjes në pyetje në polici.
Mëngjesin e sotëm 29-vjeçari Ragip Gila ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali jku ndodhej Erogen vaso i uluar bashkë me Armando Pali.
Si apsojë e të shtënave humbi jetën në vengjarje Armando Pali, ndërsa pak minuta më vonë ndërroi jetë ën spital edhe Liridon Kraja, ndërsa aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve Erogen vaso dhe 25-vjeçarja M.Kacerja.