Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat mafioz. Nga të shtënat mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër i plagosur.
Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Vaso: Dora e pabesisë iu mori jetën dy miqve të mi. Një mesazh për ata që më lidhin emra dhe grupe…

Si pasojë e atentatit humbën jetën shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.
Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Erogen Vaso (Brajovic) i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital.
Ky i fundit në reagim për VoxNews iu shpreh ngushëllime familjeve të dy miqve të tij që mbetën të vrarë në atentat.
Në reagim, Erogen Vaso thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal që po përfliten në media, ndërsa kërkon që të zbardhen sa me shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik!