Një britanike, e cila nuk e dinte që ishte shtatzënë solli në jetë një fëmijë gjatë një ndeshjeje futbolli.
S’e dinte që ishte shtatzënë, gruaja lind gjatë ndeshjes së futbollit

29-vjeçarja Charlotte Robinson tha për BBC se ardhja në jetë e djalit të saj, Henry, në Loëestoft, Suffolk ishte “çudia më e madhe e jetës” dhe prova se “mrekullitë ndodhin”.
600 njerëz ishin të pranishëm në ndeshjen e 24 gushtit kur Robinson shkoi në një prej tualeteve, ndjeu nevojë për të shtyrë dhe pa kokën e të birit
Kryemamia Louise Jenkins tha se shtatzënitë e fshehta kur nëna s’e di që po pret një fëmijë, ndodh një në 2,500 raste.
Robinson tha se gjërat ishin krejt të zakonshme dhe ajo nuk kishte përjetuar asnjë simptomë.