Sot, i ftuar në një , gazetari Bashkim Hoxha u ballafaqua me kureshtjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së re.
E bujshme! Ja çfarë mund të ndodhë më 11 shtator, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Rama një ditë para do..

Një qytetare telefonoi gjatë transmetimit live për të pyetur se çfarë pritet të ndodhë më 11 shtator, kur kryeministri Edi Rama do të shpallë kabinetin e tij të ri, Rama 4.
Pritshmëritë dhe spekulimet mbi emrat e ministrave kanë qenë të shumta, por Hoxha vendosi të japë një përgjigje të qartë, duke e vendosur realitetin mbi parashikimet.
Kërkohet një parashikim për një vendim të paparashikueshëm. Sipas praktikave që ka kryeministri Rama, ai qeverinë e shpall si surprizë, madje edhe për vetë ministrat, të cilët e mësojnë aty në mbledhjen e Asamblesë. Siç e dëgjojmë edhe ne, siç e mëson edhe publiku. Por, nga ana tjetër, unë nuk e ndjek politikën në mënyrë të veçantë. Politikën e shoh vetëm në raportin që ka me qytetarët dhe me problematikat e jetës së tyre.
Prandaj nuk mund të jem parashikues i mirë në këtë rast. Nuk mund të parashikohet asgjë për diçka të paparashikueshme. Rama një ditë para mund të thotë: ‘Dua qeveri me profesionistë.’ Një ditë tjetër thotë: ‘Jo, e dua me politikanë.’ Varet si e mendon dhe si informohet.” – u shpreh Hoxha.