E fr*kshme! Al*rm në aeroport, evakuohet terminali 4! Çfarë po ndodh, ambulanca dhe shërbime emergjence në vendin e ngjarjes

Terminali 4 i aeroportit Heathrow në Londër është evakuuar pasi shërbimet e emergjencës po reagojnë ndaj një incidenti të mundshëm me materiale të rrezikshme, raporton Sky News.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i aeroportit njoftoi se “Check-in-i në Terminalin 4 është mbyllur dhe zona është evakuuar, ndërsa shërbimet e emergjencës po reagojnë ndaj një incidenti. U kërkojmë pasagjerëve të mos udhëtojnë drejt Terminalit 4 dhe po mbështesim ata që ndodhen në vendngjarje. Të gjitha terminalet e tjera janë duke funksionuar normalisht. Do të japim informacione të tjera sa më shpejt të jetë e mundur.”

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës, një zëdhënës bëri të ditur se:

“Zjarrfikësit po reagojnë ndaj një incidenti të mundshëm që përfshin materiale të rrezikshme në Aeroportin Heathrow. Ekipe të specializuara janë vendosur në terren për të kryer një vlerësim të situatës. Një pjesë e aeroportit është evakuuar si masë paraprake.”

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një numër ambulancash të pozicionuara jashtë Terminalit 4, ndërsa në zonë janë parë edhe forca të shumta të shërbimeve të emergjencës.

Ndërkohë, National Rail ka njoftuar se trenat nuk po ndalojnë në stacionin e Terminalit 4, për shkak të ndërhyrjes së shërbimeve emergjente në zonë.

Nuk raportohet ende për të lënduar dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi natyrën e materialit të dyshuar si të rrezikshëm.

More posts