O Muli do ta hash p*** e satëme”/ Flamur Noka sherr me qytetarin: Merr një brisk dhe…

Flamur Noka ka nxituar për të përfituar nga situata për ta përdorur politikisht ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkodër.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Noka nuk kursen kritikat për uniformat blu të cilët i etiketon si “policia e karteleve”.

Policia e karteleve Ç’tjetër gjë prisni të ndodhë në një narkoshtet? U shuan duke u vrarë, por policia është në drejtim të paditur. Kupola drejtuese u rri gatitu në këmbë karteleve të drogës. Kërbaçin e kanë vetëm për qytetarët, kurse terrorin patronazhist vetëm ku ka zgjedhje. Misioni për rend e siguri ka mbetur në letër. Qytetarët janë të detyruar të garantojnë vetë sigurinë e familjes së tyre. Kurrë në 113 vite shtet nuk është braktisur kështu qytetari. Policia punon për kartelet dhe kartelet qeverisin”, shkruan Flamur Noka.

Këtij statusi një qytetar i ka kujtuar Nokës se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë duke i kujtuar “besnikut” të Berishës episodin ku gjatë një proteste shfaqet duke qëlluar me shuplakë efektivët e policisë.

Komentuesi i shkruan Nokës: “O muli do ta hash dhe ti p….e satëme po prit dhe pak se ato grushta kundër policisë do ti thyejnë dhëmbët më keq se Likja

I menjëhershëm ishte replika e Nokës: “Merr një “brisk” dhe eja na mbaro punë bashkë me policinë e karteleve”.

Kjo nuk është hera e parë që Flamur Noka përplaset me qytetarët ndërsa shpesh herë nuk përmbahet me replikat në komente ku nuk kursen as fjalët banale.

More posts