Myslim Murrizi me kritika për Berishën: Ke në grupin tënd 12 këlyshë…

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi ka replikuar me Sali Berishën, duke e akuzuar atë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë.

Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga Berisha në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”.

Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij.

Revolucioni imagjinar ngeli ne versionin 3 D ose “mund”te filloj me 16 shtator diten e konferences se Pezes. Ne nentor 2024 kur Berisha u lirua nga arresti i shtepis ne hyrje te selis se PD ju tha militanteve se: ZOTI KA THENE PASTRONI SHTEPIN QE UN TE KTHEHEM DHE NE DO TA PASTROJME SHTEPIN TONE.

Por ne fakt pas kesaj deklarate fillove ta pastrosh PD nga ATA qe te kane qendruar e mbeshtetur Doktorr duke ulur ne “ qoshe” ata qe te kan share e sulmuar qe lobuan per te shpallur non grata e qe te raportonin neper ambasada per te qena e te pa qena. Solle pa vote ne kupolen e PD ata qe nuk lane gje pa thene prej 9 shtatorit 2021 e qe te vune dajakun me 8 janar 2022 Ty Doktorr dhe DEMOKRATEVE. Ne grupin parlamentar ke 17 deputet kelysh te sorrosit dhe mbi 10 antare kryesie dhe nuk ke kellqe te maresh asnje nisme per ti “ pastruar” ateher e gjitha “ lufta” demagogjike kundra sorrosit shfyhet si tullumbace Doktorr se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk jane si ata servil qe duartrokasin ne çdo mbledhje e nuk lene kusur pa te shar ne çdo takim me te huajt“, shkruan nder te tjera Murrizi.

More posts