Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy, ka folur edhe për ambicien e tij në politikë këtë të shtunë në një intervistë televizive.
Noizy: Nëse ma kërkon Edi Rama, pranoj të bëhem Ministër Kulture

Gazetarja e ka pyetur nëse do t’i përgjigjej ftesës së kryeministrit, nëse ai do t’i kërkonte të drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Reperi është përgjigjur se do ta pranonte, duke thënë se është, sipas tij, një njeri që e mban fjalën dhe se nuk i ka bërë të ardhurat e tij si reper nëpërmjet parave ilegale.
Noizy thotë se, sipas tij, nuk i duhen para që ta përdorë politikën për interesa të tjera.
Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?