Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej.
EMRI/ Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari! Të riut i gjendet edhe armë me silenciator

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Durrësit, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit, duke vënë në pranga shtetasin Enea Zeqiri.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, që mbahej pa leje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i arrestuari kishte një marrëdhënie me të miturën dhe e kishte izoluar në banesë kundër vullnetit të saj, duke ushtruar presion dhe dhunë psikologjike.
Njoftimi: