Ish-konkurrenti i reality-show “Për’puthen”, Albi Dhima, ka befasuar ndjekësit e tij me një postim të fundit në Instagram.
Ish-‘Përputhësi’ ndahet nga e fejuara, gjen shpejt tjetrën

Në një story të shpërndarë, ai ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie, duke i vënë kështu pikë përfundimtare ndarjes me të fejuarën e tij Hyrie Vata e cila e pati marrë për të ndërtuar jetë bashkë në Amerikë.

Çifti Albi dhe Hyrie u fejuan në vitin 2022, por duket se marrëdhënia e tyre nuk arriti të përballojë kohën dhe sfidat.
Me postimin e fundit, Albi tregoi se tashmë i ka ndarë përfundimisht rrugët me ish-partneren dhe ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale.
Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e vajzës me të cilën po përjeton këtë histori të re dashurie, duke lënë hapësirë për shumë kureshtje dhe aludime nga publiku.