Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e të riut Kristjan Kola në Shkodër. Gazetari Çelmeta solli detaje nga momentet e vrasjes, duke theksuar se autorë të dyshuar janë dy persona që udhëtonin me motor dhe mbanin skafandra.
Pse u vra Kristian Kola! Gazetari jep detaje tronditese nga atentati në Shkodër! U qëllua me 8 plumba, të përfshirë…

Ai tha se njëri prej tyre ka qëlluar, ndërsa tjetri ka drejtuar motorin ndërsa po sipas Çelmetës, vrasja dyshohet të jetë atentat me pagesë, i kryer për llogari të pjesëtarëve të një grupi kriminal.
Përveç dy personave të përfshirë drejtpërdrejt në atentat, gazetari theksoi se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët kanë ndjekur dhe survejuar lëvizjet e viktimës ditët e fundit.
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës. Kristjan Kola ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër duke konsumuar kafe në katin e parë të një hoteli.
Në momentin që ka dalë jashtë, një person i është afruar dhe e ka ekzekutuar me armë zjarri. Dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, që lëviznin me motor. Ata kanë pritur që Kola të dalë nga bar-kafeneja e hotelit, dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar”, tha Çelmeta në Euronews Albania.