Një raport i ri, që pritet të publikohet brenda këtij muaji nga autoritetet shëndetësore amerikane, mund të ndezë debate të reja rreth sigurisë së medikamenteve gjatë shtatzënisë.
Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm! Kennedy Jr. zbulon raportin e ri qe po trondit boten

Sipas Wall Street Journal, dokumenti në përgatitje lidh përdorimin e qetësuesit pa recetë Tylenol (paracetamol/acetaminofen) nga gratë shtatzëna me rritjen e rrezikut për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.
Raporti gjithashtu nënvizon se mungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë mund të përbëjë një faktor tjetër rreziku për autizmin, ndërsa forma aktive biologjike e tij, acidi folinik (leukovorina), mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të autizmit, sipas burimeve të cituara nga gazeta.
Këto zbulime të mundshme vijnë në një kohë të ndjeshme për Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., i cili u paraqit këtë javë para Komitetit të Financave të Senatit, në Capitol Hill, më 4 shtator. Kennedy është përballur me kritika për shkurtimet buxhetore prej gati 500 milionë dollarësh, që kanë prekur veçanërisht projektet e reja mbi teknologjinë mRNA.
Tylenoli (acetaminofen/paracetamol) është një nga medikamentet më të përdorura në botë për lehtësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës, përfshirë edhe nga gratë shtatzëna.