I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News për të folur në lidhje me takimin e kreut të SPAK Altin Dumanit në SHBA ishte avokati Kujtim Cakrani dhe SIdi Hasanaj. Avokati Cakrani informoi se Dumani u ftua në Amerikë për tre arsye të ndryshme nga ajo që u tregua që ka të bëjë me detyra të caktuara nga SHBA.
Avokati plas ‘bomben’ dhe nxjerr sekretin! Ja tre pikat qe iu kerkuan Altin Dumanit nga qeveria e Trump

Unë nuk kam informacion të drejtpërdrejtë, por kemi njerëzit tanë që punojnë në Departamentin e Shtetit. Sipas tyre, zoti Dumanit është thirrur në SHBA për tre çështje kryesore.
E para, për të vijuar hetimet lidhur me çështjen që ka të bëjë me dosjen ‘McGonigal’ besoj se keni dëgjuar që presidenti Trump ka aktivizuar ligjin antimafia, të njohur si RICO Act.
E dyta, për të hetuar fondacionin ‘Shoqëri e Hapur’ të financuar nga George Soros. Dhe e treta, për të propozuar në krye të BKH zotin Gledis Nano. të tjerat janë spekulime për klikime. Vetëm dje pamë një lëvizje nga drejtësia amerikane, ku u publikua njëra nga këto çështje.
Për këto arsye është thirrur zoti Dumani. Nuk e di nëse ai do të ketë guximin për të ndërmarrë një hetim të thelluar, por është fakt që SHBA është e interesuar të dijë se ku kanë përfunduar 400 milionë euro të taksapaguesve amerikanë, të cilat janë kanalizuar përmes USAID-it. Kjo është arsyeja kryesore pse zoti Dumani është ftuar në SHBA.” , tha Cakrani.