Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e autostradës Tiranë-Durrës, punimet e të cilës janë drejt fundit dhe loti i parë i rikonstruksionit pritet të jetë i hapur për qarkullim pas disa javësh. Autostrada do të ketë 4 korsi në secilën anë dhe pritet t’i japë zgjidhje trafikut në këtë aks.
8 korsi dhe me gjelbërim, autostrada Tiranë-Durrës drejt fundit/ Rama tregon si do të duket ky aks…

“Një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane të sigurisë rrugore si edhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim, gjelbërim për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon”, shkroi Edi Rama.

Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është një ndër nyjet më të rëndësishme rrugore në Shqipëri, e cila me rritjen e numrit të turistëve dhe përdoruesve të mjeteve në tërësi, ka nevojë për ndërhyrje.
Me ndërhyrjet e planifikuara në tabanin e këtij aksi, gjerësia planifikohet të shkojë në 35.1 metra, nga 18.6 metra që është aktualisht, sepse do të ndërtohen nga dy korsi për çdo krah.

Shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km/h, nga 90 që është aktualisht. Në segmente të caktuara të autostradës, shpejtësia e lejuar është edhe më e ulët.