Një zjarr i përmasave të vogla ka përfshirë ditën e djeshme ballkonin e banesës luksoze të Françeska Muratit, ish-banores se Big Brother, e cila jeton në rezidencën elitare “Lake View”. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.
700 mije euro rrezikuan te behen shkrumb e hi! Zbulohet kush ia vuri fl*kën ballkonit të Franceska Muratit

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, kur banorët e rezidencës kanë njoftuar për tym në katin ku ndodhet banesa e Muratit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë dhe kanë neutralizuar flakët brenda pak minutash, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.
Sipas burimeve pranë hetimit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bisht cigareje i hedhur nga një nga katet e sipërme, i cili ka rënë në ballkonin e Françeskës, ku ndodheshin materiale të lehta të djegshme. Fatkeqësisht, ky pakujdesi mund të kishte pasur pasoja më të rënda, por situata është vënë nën kontroll në kohë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në një nga zonat më të njohura dhe elitare të kryeqytetit, në kompleksin rezidencial Lake View në Tiranë. Burime nga vendngjarja kanë konfirmuar se një apartament luksoz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa më vonë është mësuar se banesa në fjalë i përket Françeska Muratit, ish-banore e reality show-t “Big Brother Albania”.

Apartamenti në fjalë është një nga më të shtrenjtët në kompleks, me një sipërfaqe të konsiderueshme dhe të pozicionuar në një nga kullat e përparme të zonës. Vetëm pak ditë më parë, Murati e kishte bërë publike përmes rrjeteve sociale blerjen e kësaj prone të re, duke theksuar se bëhej fjalë për një investim madhor me vlerë rreth 700 mijë euro. Blerja ishte përmendur si “realizimi i një ëndrre”, dhe apartamenti përfaqësonte një prej pronave më luksoze të kryeqytetit.