Një raport i publikuar nga gazeta gjermane Bild ka ngritur polemika të ashpra në opinionin publik dhe politikën gjermane, pasi ka zbuluar se kabineti i ish-kancelarit Olaf Scholz ka shpenzuar afro 590 mijë euro nga fondet publike për grimerë dhe stilistë, gjatë periudhës 2022 – mars 2025.
7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Bild, ish-ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ka qenë zyrtarja me shpenzimet më të mëdha në këtë drejtim. Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, Baerbock ka harxhuar 21 mijë euro për grimin, që përkthehet në rreth 248 euro në ditë.
Grimerja e saj e përhershme, Claude Frommen, është paguar me 7,500 euro në muaj dhe e ka shoqëruar ish-ministren në udhëtime zyrtare, gjë që ka nxitur reagime të forta, veçanërisht përballë deklaratave të vazhdueshme të qeverisë për nevojën e kursimeve në kohë krize ekonomike.
Në vend të dytë për nga shpenzimet vjen vetë ish-kancelari Scholz, me një total prej 13 mijë euro, ndërsa ish-zëvendëskancelari Robert Habeck ka shpenzuar ndjeshëm më pak – vetëm 598 euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Raporti nënvizon se shifrat nuk përfshijnë kostot për veshje, parukierë apo fotografë, çka sugjeron se shpenzimet e vërteta mund të jenë edhe më të larta.