Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga Policia e Durrësit, në kuadër të hetimeve të nisura më herët në “Operacionin Kërcënimi i Fundit”.
49-vjeçarja e josh, partneri i merr lekët

Policia arrestoi shtetasin Robert Lamnica, 40 vjeç, banues në Shënavlash, ndërsa është shpallur në kërkim një grua 49-vjeçare, me inicialet A.H., banuese në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar, 49-vjeçarja, e cila më parë ishte në “arrest shtëpie”, dyshohet se i ka ofruar një 44-vjeçari marrëdhënie seksuale me pagesë. Më pas, në bashkëpunim me Lamnicën, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës dhe i kanë vjedhur telefonin celular dhe një shumë parash.
Të dy personat rezultojnë të kenë qenë më parë të përfshirë në të njëjtin hetim penal, konkretisht në fazën e parë të Operacionit “Kërcënimi i Fundit” zhvilluar në muajin prill.
Materialet janë referuar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.