49 Aksidente Ajrore në 6 Muaj?!Ish-piloti zbulon të vërtetën tronditëse pas rritjes së aksidenteve ajrore!

Aviacioni nën presion: 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima në vetëm 6 muaj – çfarë po ndodh në qiell?

Një valë aksidentesh ajrore po trondit vitin 2025, me 49 incidente fatale dhe mbi 250 jetë të humbura që nga janari. Dy prej më të rëndëve: një përplasje tragjike mes një avioni të American Airlines dhe një helikopteri ushtarak, si dhe rrëzimi i një fluturimi nga India drejt Londrës, kanë alarmuar udhëtarët në të gjithë botën.

Por, a është ende e sigurt të fluturosh? Një ish-pilot dhe hetues ajror, Shawn Pruchnicki, e thotë hapur: “Po, por siguria po vihet nën presion të jashtëzakonshëm.”

Pruchnicki, i cili aktualisht jep mësim në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një moment të ngjashëm që i shpëtoi jetën:

“Na dhanë leje të kalonim në pistë, por ne refuzuam. Vetëm pak sekonda më vonë, një Boeing 747 fluturoi përpara nesh. Po të kishim ndjekur urdhrin, nuk do ishim gjallë sot.”

Sipas tij, dy faktorë të rrezikshëm po kërcënojnë sigurinë në ajër:

Mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: Të rraskapitur, të nënvlerësuar dhe të ekspozuar ndaj gabimeve që mund të kushtojnë jetë. Pilotë të rinj me trajnim të pamjaftueshëm: Linjat ajrore po nxitohen të mbushin boshllëqet me pilotë që nuk kanë përvojën e duhur, duke e shtuar rrezikun.

Ai shton:

“Problemi nuk është vetëm një gabim njerëzor. Është një sistem i tërë që po punon në kufijtë e kapacitetit – dhe kjo është vërtet alarmante.”

Megjithatë, Pruchnicki thekson se fluturimi ende mbetet mënyra më e sigurt e transportit, por bën thirrje për investime serioze në teknologji dhe staf, që të mbështesin – jo të zëvendësojnë – rolin e njeriut.

More posts