Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” ka dhënë një parashikim të pazakontë për muajin shtator. Në një lidhje direkte për “Ora Neës”, ajo tha se temperaturat e larta nuk kanë mbaruar ende.
“35 gradë në shtator! Lajda Porja tregon surprizën e motit

📌 Sipas Porjas:
Këtë fundjavë termometri do të ngjitet deri në 35°C. Më 14 shtator pritet një stuhi tipike vjeshte me reshje. Pas saj, i nxehti do të rikthehet, duke sjellë sërish ditë të favorshme për plazh.
Ajo shtoi se deti do të jetë i qetë deri në mesditë, ndërsa pas orës 12:00 do të ketë vetëm valëzime të lehta.
“Temperaturat do mbeten optimale deri në 33 gradë. Pra, kush dëshiron, mund të vazhdojë pushimet e plazhit edhe gjatë shtatorit”, – theksoi Porja.