25-vjeçari bie nga kati i lartë i Grand Hotel , vëllai shpërthen në lot – dhimbje që s’përshkruhet 💔 ( Video )

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, teksa ishte duke pastruar xhamat në një ndërtesë hoteli.

🕯️ Dhimbja është e jashtëzakonshme. Pamjet nga vendngjarja tregojnë vëllain e tij, të shkatërruar emocionalisht, teksa ulëret mes lotësh:

“O vëlla, mos më lër vetëm!”

Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Kosovës:

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima (mashkull) është pa shenja jete.”

⚠️ Viktima ishte duke kryer punë në kushte të vështira dhe të pasigurta. Rasti ka tronditur të gjithë zonën dhe ka reagime të shumta në rrjet.

More posts