Një dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë, një jetë që s’u jetua dot, një prindërim që mbeti pezull në ajër. Në një aksident tragjik në rrugën e Lumit të Vlorës, humbi jetën 22-vjeçari, Fatjon Kasaj, djali i vetëm i një çifti prindërish që sot nuk kanë më as dritë, as shpresë, as arsye për të shkuar përpara.
22-vjeçari Fatjon Kasaj vdiq pasi u përplas me makinë nga një i moshuar, tr*ndit nëna: Më shk*lën zemrën dhe s’kërkuan as falje! Si lejohej një 81-vjeçar të kishte patentë?

Ai ishte në fillimet e jetës. Me ëndrra të mëdha, me rrugë përpara që prisnin të përshkoheshin. Por gjithçka u pre në mes nga një aksident automobilistik. Autori i aksidentit një 80-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Por ajo që ndodhi më pas ka ngritur dyshime të forta, zemërim dhe një ndjenjë thellësisht të padrejtë për familjen e Fatjonit të ndjerë.
Sipas denoncimeve të familjes, lajmi për vdekjen e autorit të ngjarjes fillimisht u përhap nga burime jo zyrtare, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë në burg. Më pas u tha se kishte vdekur në shtëpi. Disa ditë më vonë, qarkulloi lajmi se ishte liruar me arrest shtëpie. Por ajo që i thelloi edhe më tej plagët e familjes ishte një tjetër informacion i ardhur nga burime të tjera se autori i aksidentit ishte larguar ne Itali të një prej fëmijëve.
Vetëm ditën e shtunë lajmi u konfirmua konfidencialisht se autori Josif Kozdine kishte ndërruar jetë dhe ceremonia mortore u zhvillua të shtunën e kësaj fundjave.
Në këtë vorbull të pasqarimeve dhe mungesës së transparencës, ajo që mbetet është vuajtja e një nëne dhe e një babai që ndjehen të harruar nga drejtësia, të lënë vetëm me dhimbjen e pafundme.
Nëna Fatjonit, në emisionin “me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evish Ahmeti, ka ëkrkuar drejtësi për të birin.