Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës ditën e hënë, ku një vajzë 17-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital, pasi ishte qëlluar me armë në kokë.
17-vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë : Merret vendimi për Babain e vajzes

Sipas informacioneve zyrtare, e mitura kishte tentuar t’i jepte fund jetës pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj saj brenda familjes.
Policia njoftoi se në kuadër të hetimeve është arrestuar në flagrancë babai i vajzës, shtetasi S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës të Vlorës. Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim të vetëvrasjes”.
Burime nga grupi hetimor thanë se vajza kishte qenë nën presion të vazhdueshëm psikologjik për shkak të dhunës së ushtruar nga i ati. Në një gjendje të rënduar, ajo ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri, e dyshuar si një pistoletë.
Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar edhe gjyshi i vajzës, pasi dyshohet se ka pasur në posedim armën me të cilën është kryer akti tragjik. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve”.