1 miliardë lekë për Urën e Milotit, ARRSH shpall tenderin për…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tender me procedurë të përshpejtuar për ndërhyrjet emergjente në urën autohekurudhore të Milotit.

Bëhet fjalë për 1.1 milionë euro ose më shumë se 1 miliardë lekë shqiptare, që do të shkojnë për përforcimin e themeleve.

Sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri në (5÷10) vjet,” thuhet në dokumentet e tenderit.

Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.

Ura autohekurudhore e Milotit mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025. Mbyllja e saj ka krijuar trafik të rënduar në rrugën dytësore, por ARRSH kërkon mirëkuptimin sepse bëhet fjalë për ndërhyrje emergjente. Pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj, Ura e Milotit u vendos të mbyllej dhe t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

More posts