Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 78-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të reja.
🚨 Ngjarje e rëndë në Korçë – arrestohet 78-vjeçari për ngacmim seksual të dy vajzave

Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari është shtetasi Nexhat Kaso, ndërsa viktimat janë një vajzë 20-vjeçare dhe një tjetër 25-vjeçare. Hetimet kanë zbuluar se nuk bëhet fjalë për një episod të vetëm, por për veprime të turpshme të përsëritura në kohë nga i moshuari ndaj vajzave.
Të dyja të rejat, të tronditura nga përjetimi i tyre, kanë denoncuar rastin në polici, duke rrëfyer ngjarjet dhe përsëritjen e tyre.
Policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa i dyshuari po mbahet në gjendje arresti dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat. Ngjarja ka shkaktuar reagim të ashpër në komunitet, ku banorët kërkojnë një dënim shembullor për autorin.