🚨💅 LAJM I FUNDIT – BE-ja NDALON MANIKYRIN ME XHEL!

Duke nisur nga shtatori, Bashkimi Europian ka ndaluar përdorimin e manikyrëve me xhel që përmbajnë substancën toksike TPO (Trimethylbenzoyl-diphenylphosphine oxide). Arsyeja? Ky përbërës është shpallur zyrtarisht i rrezikshëm për shëndetin riprodhues! ⚠️

👉 Kjo do të thotë se manikyri me xhel, siç e kemi njohur deri tani, do të ndryshojë përgjithmonë në të gjithë Europën.

👉 Substanca TPO është cilësuar nga Agjencia Europiane e Kimikateve (ECHA) si “toksike për riprodhimin – kategoria 2”, që do të thotë se ka prova serioze se mund të dëmtojë sistemin riprodhues.

Ekspertët paralajmërojnë se:

Ekspozimi i shpeshtë ndaj TPO mund të sjellë pasoja serioze shëndetësore. Më të rrezikuar janë punonjësit e salloneve të thonjve, që punojnë çdo ditë me këto produkte. Konsumatorët që kanë vite duke bërë manikyr me xhel nuk kanë ende të dhëna për pasoja të rënda, por rreziku ekziston dhe këshillohet të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me xhelin.

💥 Ky vendim i BE-së pritet të trazojë tregun e bukurisë dhe të ndryshojë mënyrën si prodhohen dhe shiten produktet kozmetike në të ardhmen.

❓A do të heqin dorë vajzat nga manikyri me xhel apo thonjtë artificialë do të shpikin një alternativë të re?

More posts