😱 Sali Berisha trondit opinionin: “Kamarieri e provokoi, oficeri i policisë është viktimë!”

Mesazhi i vëllait të policit zbardh një tjetër version të ngjarjes së bujshme në Vlorë!

Përplasja brutale mes një oficeri policie dhe një kamarieri 17-vjeçar në një lokal në Vlorë po merr një tjetër kthesë dramatike!

Në një postim të fundit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e vëllait të policit, ku hidhen akuza të forta dhe rrëfehet një version krejt ndryshe nga ai që ka qarkulluar në media.

🗣 “Oficeri nuk e goditi kamarierin! Ai thjesht u përpoq të shmangte konfliktin, por u sulmua mizorisht nga 12 veta me shufra hekuri! Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer dhe fraktura në trup e kokë!”, – shkruan Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi.

🔴 Ai pretendon se konflikti u provokua qëllimisht nga kamarieri, me regji të paracaktuar nga pronari i lokalit, për hakmarrje ndaj rolit të policit në detyrë më parë.

📹 “Pse nuk publikohen të gjitha pamjet? Pse fshihen momentet kur oficeri dhunohet si kafshë në lokal?”, pyet Isufi, duke i bërë thirrje Berishës të kërkojë transparencë të plotë dhe të publikojë videon e plotë të incidentit.

👉 Sipas tij, Ardian Isufi është një punonjës shembullor, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, që është ndëshkuar për përkushtimin e tij ndaj ligjit.

💣 A është ky një montim kundër policit për shkak të detyrës?

❓Kush po e fsheh të vërtetën?

A është ky rasti i rrallë ku “faji i mbetet policit” edhe kur ai është viktimë?

More posts