🔴 Tronditje në botën e medias: Zbulohet arsyeja e vdekjes së papritur të Artur Zhejit

Një lajm i rëndë ka goditur opinionin publik këtë të shtunë. Publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Burime zyrtare konfirmojnë se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Ai u dërgua pa shenja jete në spitalin e Sarandës, ku mjekët tentuan ta shpëtonin, por çdo ndërhyrje rezultoi e kotë.

Sipas raportimeve, familjarët kishin lajmëruar urgjencën pasi Zheji kishte shfaqur probleme të papritura shëndetësore. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, zemra e tij nuk arriti të rikthehej në funksionim.

Artur Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ishte një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, me një karrierë disa dekadëshe si publicist, gazetar dhe analist politik. Ai lë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale dhe një boshllëk të madh në jetën publike shqiptare.

More posts