Një moment i rrallë dhe prekës ka tronditur besimtarët katolikë në Filipine, ku një formacion resh me siluetën e ngjashme me figurën e Jezu Krishtit është parë mbi Bazilikën Minore të Zojës së Peñafrancias, në qytetin Naga – një nga qendrat më të rëndësishme fetare të vendit.
🌤 Mrekulli në Qiell? Figura e Krishtit shfaqet mbi një kishë në Filipine!

Ngjarja ndodhi gjatë një meshë të mbajtur me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, më 19 qershor, një festë që nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe atdheut.
Pamjet që tashmë janë bërë virale tregojnë një re që formon një figurë mbresëlënëse dhe të habitshme, shumë të ngjashme me imazhin tradicional të Krishtit. Të pranishmit në meshë, të habitur dhe të emocionuar, ngritën sytë nga qielli dhe e përjetuan momentin si një shenjë hyjnore.
A ishte një mrekulli, një mesazh nga qielli apo thjesht një fenomen natyror? Kjo mbetet në zemrën dhe besimin e secilit prej nesh…
📸 Shiko pamjen që po emocionon botën