đŸŸ„ SPAK e “shkund” TepelenĂ«n! TĂ«rmet Peçi drejt pr*ngave?! Dalin te pal*rat, pasi u kap mat me punonjesen

SPAK dhe BKH kontrolle në Bashkinë e Tepelenës


Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e BKH-s kanë zbarkuar sot në Bashkinë e Tepelenës.

Sipas raportimeve në media, dyshimet janë se SPAK ka nisur hetime pas disa lajmeve për abuzime me tenderët nga ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi, i cili nga shtatori do të jetë deputet. Sipas burimeve janë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera digjitale.

Tërmet Peçi është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike më 30 Prill.

KallĂ«zimi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« referuar emisionit “Plug” ku denoncoi se drejtori i BashkisĂ« sĂ« TepelenĂ«s Lorenc Bami nĂ« vitin 2017 nĂ« emĂ«r tĂ« bashkĂ«shortes Aleksandra Bami dhe nĂ« bashkĂ«punim me shtetasin Hekuran Hoxha, themeluan kompaninĂ« “NG STRUCTURES shpk”.

Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tenderë nga bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milion euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.

Gjithashtu, “NG STRUCTURES” rezulton qĂ« tĂ« jetĂ« kompania e pĂ«rzgjedhur dhe nga “IUMENTIS shpk”, kjo e fundit me firmĂ«n e TĂ«rmet Peçit ka pĂ«rfituar tokĂ« publike dhe leje ndĂ«rtimi pĂ«r thertoren rajonale tĂ« Qarkut GjirokastĂ«r, e mĂ« pas kalon paratĂ« tek kompania e gruas sĂ« Lorenc Bamit.

NdĂ«rkohĂ«, pas largimit si aksionere nga shoqĂ«ria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami, gruaja e drejtorit Lorenc Bami themelon kompaninĂ« “Artreum Generation” me ortak themelues Mateo Shehu, i biri i Gjolek Shehu pronarit tĂ« “IUMENTIS”.  Kompania “Artreum Generation” ka marrĂ« nĂ«nkontraktimin e njĂ« tjetĂ«r tenderi nĂ« BashkinĂ« Memaliaj pĂ«r ndĂ«rtimin e UjĂ«sjellĂ«sit.

Gjithashtu, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle, është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD

“TĂ«rmeti i partisĂ« nuk mund tĂ« ishte ndryshe nga shokĂ«t e Rilindjes. Me VKB tĂ« posaçme, ai i ka dhuruar motrĂ«s sĂ« tij mijĂ«ra metra katrorĂ« tokĂ« publike nĂ« fshatin Rexhin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« Agroturizmi dhe, pĂ«r financimin sigurisht i vjen nĂ« ndihmĂ« shoqja tjetĂ«r rilindase Frida Krifca, me njĂ« financim nĂ« vlerĂ«n 220.000 euro me fondet e IPARD. PĂ«r thertoren dhe Agroturizmin e motrĂ«s, Frida Krifca ka dhĂ«nĂ« rreth 1 milionĂ« euro nga fondet, tĂ« cilat duhet tĂ« shkonin pĂ«r fermerĂ«t. Kjo pra Ă«shtĂ« thertorja korruptive nĂ« tĂ« cilĂ«n TĂ«rmeti i partisĂ« i futi paratĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« GjirokastrĂ«s, TepelenĂ«s dhe Memaliajt”, tha nĂ« prill Arben Ristani, i cili njoftoi padinĂ«.

Tërmet Peçi kandidoi në zgjedhjet e 11 majit dhe doli fitues. Nga shtatori ai do të jetë deputet, por nëse SPAK zbulon shkelje, nuk i dihet nëse do ta mbyllë mandatin.

More posts