📰 Jean-Claude Van Damme mesazh prekës për shqiptarin e vrarë në Belgjikë: ( Video )

Ngjarja tragjike në Anderlecht të Belgjikës, ku humbi jetën 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, ka prekur edhe aktorin e njohur botëror Jean-Claude Van Damme.

Mylyshi, i njohur edhe si Noel, u vra dy ditë më parë me armë zjarri nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek. Ai ishte pronar i kafenesë së njohur “Maison Haute”.

Nga një spital në Francë, ku po shërohej pas një operacioni në shpinë, Van Damme reagoi duke u ngritur në këmbë dhe duke bërë simbolin e shqiponjës, në shenjë nderimi për mikun e tij dhe gjithë shqiptarët.

Në postimin e tij, aktori belg shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen e Mylyshit, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të rëndë.

More posts