Category: Uncategorized

  • “Seriozisht?” Vëllai ia jep fëmijën vëllait, djali zbulon të vërtetën nga fqinjët pas 18 vitesh, ndodh çménduria mê pas

    “Seriozisht?” Vëllai ia jep fëmijën vëllait, djali zbulon të vërtetën nga fqinjët pas 18 vitesh, ndodh çménduria mê pas

    Romeo, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shprehet se është kundër faljes së një fëmije një të afërmi që e ka të pamundur të ketë një të tillë. Sipas tij, nëse nuk e kanë të mundur të bëjnë fëmijë me metodat moderne, mund të zgjedhin si një opsion jetimoren. Për të mbështetur idenë e tij, Romeo rrëfen edhe një histori që e ka parë të ndodhë tek fqinjët e tij.

    Romeo: Kam komshinjtë këtu ku kam pasur lagjen e vjetër, vëllai i ka falur fëmijën vëllait dhe kur është bërë fëmija 18 vjeç, i kanë treguar si është puna dhe janë ndarë-njëri me tjetrin, nuk i flasin më.

    Aldo: Seriozisht?

    Romeo: Për Zotin e madh nuk të gënjej asnjë fjalë, pa pikë, pa presje.

    Albana Çaushaj: Po fëmija, djali ose vajza që ishte?

    Romeo: Fëmija shkoi te prindërit biologjikë.

    Aldo: Pas 18 viteve?

    Romeo: Pas 18 viteve. Kur u bë 18 vjeç, duke dëgjuar që “ti je djali i filanit”,ai shkon i thotë prindërve “i kujt jam, i joti apo i joti?”, përballë me të dy.

    Megi Latifi: Ta marrësh vesh kështu është e rëndë në fakt.

    Romeo: Ne shqiptarët e kemi tabunë një çikë të keqe, kur ndodh diçka mes vëllezërve e motrave, fillojmë i përmendim të mirat që kemi bërë.

    Aldo: Shto këtu edhe komshinjtë që s’të lënë rehat, fusin hundët.

    Romeo: Po, po ajo s’diskutohet. Në mos komshinjtë, do dalë ndonjë i mefshtë nga fisi

  • Ky shtet fqinj me Shqipërinë në AL*RM, mbledhje u*gjente! Zbulohet arsyeja pse

    Ky shtet fqinj me Shqipërinë në AL*RM, mbledhje u*gjente! Zbulohet arsyeja pse

    Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm me qëllim vlerësimin e situatës së krijuar nga kriza në Lindjen e Mesme dhe përgatitjen e një plani për mbrojtjen antibalistike të vendit.

    Në mbledhje morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Shefat e Forcave të Armatosura, si dhe oficerë të lartë. Mbledhja zgjati mbi një orë dhe u vendos që të përditësohej plani i mbrojtjes ajrore. Burime ushtarake theksojnë se takimi u mbajt për arsye paraprake pasi përgatitja konsiderohet e nevojshme në mënyrë që vendi të jetë gati për të zmbrapsur çdo rrezik që mund të lindë duke pasur parasysh situatën.

    Burime kompetente sqarojnë se mbledhja kishte si qëllim përgatitjen e vendit për të gjitha eventualitetet, veçanërisht nëse SHBA-të përfshihen në mënyrë aktive në konfliktin Izrael-Iran.

    Më herët kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke folur në një konferencë për FT, ka vënë në dukje se Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak, ndërsa ka nënvizuar se “në historinë e Lindjes së Mesme ka pasur disa “fantazi” se mund të zgjidhen problemet me operacione ushtarake, por që nuk shkuan mirë”.

    Mitsotakis në ndërhyrjen e tij mbi luftën në Lindjen e Mesme deklaroi: “Jemi të shqetësuar për perspektivën e përshkallëzimit të konfliktit. Ne këmbëngulim që Irani nuk mund të sigurojë armë bërthamore dhe se çdo zgjidhje mund të gjendet përmes kanaleve diplomatike. BE-ja nuk ka asnjë levë ndikimi, vetëm SHBA munden dhe Presidenti Trump duhet të vendosë. Shpresojmë që të mos ketë përshkallëzim që do të sjellë pasoja negative ekonomike, siç është rritja e inflacionit ose çrregullimi i tregjeve të energjisë”.

    Athina sheh me shqetësim edhe impaktin negative që mund të ketë konflikti I ri në tregti dhe sektorët e transportit detar, një nga shtyllat më produktive të ekonomisë greke brenda dhe jastë vendit.

  • Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës!

    Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës!

    Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që prej 27 vitesh ka shtegtuar mes bukurive dhe trashëgimive kulturore të ndryshme.

    Valentina Gegprifti është bukuroshja shqiptare e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria” 2025! Si shoqëruese e dytë e “Miss Shqipëria” 2025 është zgjedhur bukuroshja Laura Peka, ndërsa si shoqëruese e parë Klea Thaçi.

    Sakaq, në të tjera konkurse ndërkombëtare të bukurisë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Natalia Lalaj “Miss Super National” 2025 dhe Gledia Preka e shpallur “Miss International Albania” 2025.

    Si të ftuar specialë ne këtë mbrëmje përmendim emra nga fusha të ndryshme të ekranit, nga gazetarja Anila Basha, këngëtarja Zaimina Vasjari, Kejsi Tola si dhe moderatorja Kiara Tito, etj, të cilat ndanë disa prej çmimeve për vajzat në garë për kurorën e më të bukurës në Shqipëri, për të qenë më pas dhe përfaqësuese e vendit në arenën ndërkombëtare.

  • Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar

    Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar

    Futbolli i Kosovës ka humbur një nga figurat e tij më të respektuara, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti, i njohur ndryshe nga të gjithë edhe me nofkën “Kapiti”. Lajmi i trishtë ka prekur komunitetin sportiv, ndërsa Mehmeti u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

    Ejup Mehmeti la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke shkëlqyer si futbollist gjatë viteve ’70 me klubin e madh të Prishtinës. Ai jo vetëm që ishte një lojtar i talentuar, por më vonë dha një kontribut të çmuar edhe si trajner i kryeqytetasve, duke udhëhequr skuadrën nga pozita e teknikut në vitin 2012.

    Vlerësimi për karrierën e tij të gjatë dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj sportit në Kosovë u kurorëzua në qershor të vitit 2021, kur Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Sportit, e nderoi Ejup Mehmetin me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”. Kjo mirënjohje vlerësoi biografinë e tij të pasur në sport dhe impaktin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën.

    Ndarja nga jeta e Ejup Mehmetit “Kapiti” shënon një humbje të madhe për futbollin kosovar, duke lënë pas një boshllëk në zemrat e tifozëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan kontributin e tij të çmuar ndër vite.

  • Filloi zhurma për BBV5, ja kush janë 5 emrat që flitet se do të jenë banorë

    Filloi zhurma për BBV5, ja kush janë 5 emrat që flitet se do të jenë banorë

    Big Brother Vip mbetet një nga eksperimentet më të forta mediatike për shkak të dinamikave dhe izolimit që përjetojnë banorët në një rrugëtim goxha të gjatë. Teksa ende nuk është zbehur zhurma e BBV 4 duket se kanë filluar aludimet e para në rrjet dhe jo vetëm për edicionin e 5 të këtij spektakli.

    Një sërë emrash po lakohen se kush mund të jenë pjesmarrësit e edicionit të 5-të. Në Wake Up janë prëmendur këto emra.

    Neada Muça, lexoi disa nga emrat që përfliten që mund të jenë banorë të BBV 5. “Ka filluar që tani të dalin emrat e rinj të Big Brother të ardhshëm. Një ndër emrat që përflitet është Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Missi i njohur. Isli Islami, moderatori simpatik i mëngjeseve televizive.

    Kelvi Kadilli, gazetari ironik me batutat therëse. Është dhe një vajzë, Kostana, që kemi patur ne në studio. Vitmar Basha, këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën spontane dhe të paparashikueshme”, tha Neada në “Wake Up”.

  • BREAKING NEWS! Elon Musk offered to pay Cristiano Ronaldo $100 million to promote his Tesla Cybertruck, but the soccer star’s response has left the world stunned.-

    BREAKING NEWS! Elon Musk offered to pay Cristiano Ronaldo $100 million to promote his Tesla Cybertruck, but the soccer star’s response has left the world stunned.-

    Unexpectedly, Tesla boss Elon Musk, tech expert and CEO, and soccer star Cristiano Ronaldo made a surprising offer. According to the latest news, Ronaldo Musk reportedly offered a hefty $100 million to advertise his new  tesla cybertruck . However, the famous soccer player’s reaction left everyone speechless and sparked a huge outcry on social media.

    Musk Offer

    Elon Musk, known for his bold and sometimes controversial business strategy, always looks for opportunities to raise awareness of his innovative  cybertruck. This electric truck, which has sparked both enthusiasm and criticism since its market launch, represents a new approach in the automotive industry. To reach a wider audience, Musk has decided to contact one of the most famous and popular personalities in the world: Cristiano Ronaldo.

    The $100 million offer is undoubtedly a testament to Ronaldo’s influence in the world of sports and beyond. With millions of followers on social media and his global status as an icon, a collaboration between the two could have significantly increased online sales.

    The surprising reaction

    What happened next shocked everyone. Instead of accepting the generous offer, Ronaldo turned it down. The soccer star, who currently plays for Nassr in Saudi Arabia, thanked Musk but said he wasn’t interested in using products that didn’t align with his personal values.

    “I’m grateful for the offer and the recognition, but I’ve always believed it’s important to be in harmony with what I stand for. I don’t just want to be a face in an advertisement; my personal brand is more than that,” Ronaldo said, a statement that was well received by his fans.

    Reactions on social media

    Reactions to Ronaldo’s decision were violent. While some praised the footballer for remaining true to his principles and values, others criticized his decision and said he could have used the opportunity to diversify his financial portfolio. “It’s crazy to turn down $100 million. No matter how successful you are, it’s money that can make a big difference,” commented one Twitter user.

    Ronaldo’s fans, on the other hand, have stood behind him and argued that his integrity and authenticity make him special. “Ronaldo doesn’t need extra money. He’s already a sporting legend, and his legacy is based on his hard work and commitment,” wrote other followers.

    Effects on Tesla’s future

    Ronaldo’s decision also raises questions about Tesla’s marketing strategy. Despite the rejected offer, Musk is still known for his innovative approach to marketing his products. Ronaldo’s refusal to participate in the campaign could indicate that Tesla should reconsider its collaboration with influential figures.

    Marketing experts believe the rejection is a blow to Tesla, but it could also open the door to new strategies and cooperation. “Musk needs to find someone whose image better suits Tesla and Cybertruck. This could be an opportunity to break new ground,” commented one industry analyst.

    Considerations on integrity in sport

    Ronaldo’s decision also reflects the broader context of integrity in sports and celebrity influence. At a time when many athletes maximize their income through endorsement deals, Ronaldo’s attitude serves as a reminder of the value of authenticity. By rejecting such a lucrative offer, he sends a clear signal of how important it is to stay true to yourself.

    This moment could influence other athletes, causing them to examine sponsorship opportunities more closely and verify whether they are compatible with their personal values. Ronaldo’s story underscores that financial success is important, but reputation and personal integrity are also crucial.

    Conclusion:

    Elon Musk’s offer to Cristiano Ronaldo and the footballer’s surprising reaction have made millions of people around the world aware of themselves. While Musk continues to search for innovative ways to announce his Cyberfight, Ronaldo reaffirms his commitment to his personal values. This story not only underscores the dynamics of marketing in sports, but also the importance of authenticity and integrity in a world where financial gain is often paramount. Ronaldo’s decision could serve as an inspiration to many and remind them that the key to true success is ultimately remaining true to oneself.

  • Partia Demokratike humb njeriun e rendesishem ne moshen me te mire (Foto)

    Partia Demokratike humb njeriun e rendesishem ne moshen me te mire (Foto)

    Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

    Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

    Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

    Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

    Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

    Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

  • A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn

    A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn

    Moderatorja e njohur shqiptare, Ana Kallaku, ka zbuluar së fundmi disa detaje më shumë rreth marrëdhënies me kunatën e saj, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

    Ndonëse Besi dhe Xhensila nuk janë më bashkë, duket se raporti mes dy vajzave të ekranit nuk është prishur. Gjatë një interviste për mediet në Kosovë, Ana tregoi se ajo dhe Xhensila vazhdojnë të kenë kontakte dhe ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj ky që nuk i ka shpëtuar aspak ndjekësve.

    Vuajmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana.

    Mes të tjerash ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë për të ndërtuar raporte te mira më njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës se saj.

  • 💥 Çifti më i dashur i publikut? Luiz dhe Kiara kapen mat në një moment të ëmbël!

    💥 Çifti më i dashur i publikut? Luiz dhe Kiara kapen mat në një moment të ëmbël!

    Prej kohësh konsiderohen si një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar – Luizi dhe Kiara vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes, këtë herë me një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale!

    📸 Të qeshur, të relaksuar dhe më të dashuruar se kurrë, dyshja janë fotografuar gjatë një kafeje të qetë, ndërsa ndjekësit shpërthyen në komente dhe LIKE duke u emocionuar nga thjeshtësia dhe kimi e dukshme mes tyre.

    🗣️ Postimi që shoqëron foton sfidon ndjekësit: “Sa LIKE bëhen për LUKI? Të vërtetojmë a është Luizi dhe Kiara çifti më i dashur nga publiku?” – dhe me sa duket, reagimi është njëzëri: PO!

    ❤️ Dashuria e tyre, që lindi para kamerave, vijon të mbetet një histori e ndjekur nga mijëra shqiptarë, që duket se nuk ngopen kurrë me dyshen ikonë të ekranit.

    Komento te Linku a jane çifti me i dashur

    ⬇️⬇️⬇️⬇️

    Luizi dhe Kiara

  • Sali Berisha do behet gjysh? Armina Mevlani nuk njihet me, dalin pamjet

    Sali Berisha do behet gjysh? Armina Mevlani nuk njihet me, dalin pamjet

    Armina Mevlani është shfaqur së fundmi në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ajo ka folur për projektet e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut ishte pamja e saj fizike.

    Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ndjekësit kanë komentuar në mënyra të ndryshme për paraqitjen e saj, disa duke ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme, të tjerë duke e komentuar peshën dhe pamjen e fytyrës.

    Foto/ Rrjeti "shpërthen" në komente, dalja e fundit e Armina

    Komentet përfshinin shprehje si:

    “Qenka barse kjo?”,

    “Qenka shtatzënë”,

    Uuuuaa sa qenka shëndoshur”,

    apo edhe më ironike si:

    “Pupupu, qeka bërë katrore Armina”.

    Ndërsa të tjerë aluduan për ndërhyrje estetike me komente të tilla si: “A është shëndosh apo i ka bërë reaksion botoxi?”.