Category: Uncategorized

  • Vd*s nga nxehtësia fëmija, babai e la në makinë dhe shkoi të pinte birrë

    Vd*s nga nxehtësia fëmija, babai e la në makinë dhe shkoi të pinte birrë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, ku një 33-vjeçar akuzohet se ka lënë djalin e tij 18 muajsh brenda një makine të nxehtë për më shumë se tre orë, ndërsa ai vetë po pinte në një bar dhe rregullonte flokët.

    Sipas Zyrës së Sherifit të Volusia County, Scott Allen Gardner e la vogëlushin Sebastian në automjetin e tij, teksa temperatura jashtë arriti në 33°C. Trupi i Sebastianit u gjet me temperaturë 44°C, sipas ekspertëve mjeko-ligjorë.

    Policia lokale tentoi të ringjallte fëmijën në vendngjarje, por ai nuk arriti të mbijetonte.

    Gardner u arrestua në shtëpinë e nënës së tij, ku fillimisht kishte dhënë disa deklarata të rreme për ngjarjen.

    Në momentin e ndalimit, ai është dëgjuar duke thënë “ju dua” ndaj familjes, ndërsa një person tjetër i tha: “Thuaj lamtumirë, se s’do të kthehesh më këtu.”

    Gardner u dërgua në paraburgim dhe është akuzuar për vrasje të rëndë të një fëmije dhe neglizhencë që ka sjellë dëmtime të mëdha, me një garanci prej 100 mijë dollarësh të vendosur ndaj tij.

    Një faqe GoFundMe është hapur në emër të familjes së Sebastianit nga Melissa Camacho, në mbështetje të gjyshes së fëmijës, Jody Thereault. Në përshkrimin e faqes shkruhet:

    “Askush nuk duhet të kalojë dhimbjen e humbjes së një fëmije. Drita dhe shpirti i Sebastian do të jetojnë përherë në zemrat e atyre që e njohën

  • LAJM I FUNDIT – Irani nis te s*lmoje dhe ndaj Shqipërisë – Detajet

    LAJM I FUNDIT – Irani nis te s*lmoje dhe ndaj Shqipërisë – Detajet

    Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice”, i cili dyshohet se ka lidhje me qeverinë iraniane, ka marrë përsipër përgjegjësinë për një sulm të rëndë kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës. Sipas një deklarate të publikuar nga grupi në kanalin e tyre në Telegram, sulmi ka rezultuar në ndërprerjen e funksionimit të faqes zyrtare të institucionit, nxjerrjen e të dhënave të ndjeshme dhe fshirjen e të gjithë serverëve të bashkisë.

    Në postimin e tyre, hakerat shprehen me tone sfiduese: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.” Ky mesazh shoqërohet me dy pamje të ndryshme të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës: një para sulmit kibernetik dhe tjetra pas tij, ku faqja shfaqet si një ekran i bardhë me efekt vizual të dëmtimit.

    Gjithashtu, grupi ka publikuar një model 3D të godinës së Bashkisë së Tiranës, së bashku me mbishkrimin “yes, you were right” (po, keni pasur të drejtë), që interpretohet si një konfirmim për një sulm kibernetik të paralajmëruar nga ata më herët.

    Në një mesazh tjetër, “Homeland Justice” ka përmendur edhe arsyet e sulmit, duke aluduar për çështjen e muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri: “Mbi 3000 terroristë iu imponuan Shqipërisë. Toka shqiptare u detyrua të strehojë këta të mjerë të shkatërruar… Është e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (që tani kanë të drejtën ligjore të hedhin raketat e tyre ‘mbinatyrore’ në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë”. Kjo deklaratë sugjeron një lidhje mes sulmit dhe qëndrimit të Bashkisë së Tiranës ndaj kësaj çështjeje.

    Homeland Justice” është një grup hakerësh me një histori të sulmeve të mëparshme në Shqipëri. Faqja e tyre e internetit me shtrirje ruse u shfaq pak para sulmeve kibernetike në portalin shtetëror e-Albania në korrik të vitit 2022. Sipas analizave të kompanisë Microsoft, grupi ka lidhje me Qeverinë iraniane dhe konsiderohet përgjegjës për sulmin e vitit të kaluar.

    Në të kaluarën, “Homeland Justice” ka publikuar një sërë dokumentash të ndjeshme, përfshirë lista të zgjedhësve, certifikata sigurie të punonjësve të ministrive, të dhëna për patentat, targat e automjeteve, listat e pagave dhe listën e punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Ata kanë publikuar gjithashtu të dhënat personale të zyrtarëve të lartë, si ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ish-kreu i SHISH, Helidon Bendo, dhe ish-nënkryepolici Oljan Kanushi, si dhe e-mailet e tyre.

    Publikimi i listës me fluturimet e Kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër rast që shkaktoi debat të madh në vend, duke nxitur opozitën të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor, me akuzat për shpërdorim detyre dhe vjedhje të fondeve publike. Grupi ka publikuar edhe dokumenta të klasifikuara si “sekret”, duke hedhur poshtë deklaratat e mëparshme të Kryeministrit Rama se nga sulmet kibernetike nuk janë marrë të dhëna sekrete. Gjithashtu, janë publikuar edhe emaile të zyrtarëve të lartë, përfshirë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

    Deri në këtë moment, Bashkia e Tiranës nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë sulm kibernetik të pretenduar nga “Homeland Justice”. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë pasojat e këtij sulmi dhe çfarë masash do të ndërmerren nga autoritetet për të adresuar situatën.

  • Ish burri shkon te shtepia, gjen gruan dhe vajzen me dy dashnore (VIdeo)

    Ish burri shkon te shtepia, gjen gruan dhe vajzen me dy dashnore (VIdeo)

    Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një person ka shkuar pranë banesës së ish-gruas së tij.

    Kjo e fundit jetonte me vajzën 15-vjeçare.

    Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është konfliktuar me dy persona të tjerë që dyshohet se frekuentoheshin me ish-gruan dhe vajzën e tij.

    Ai ka qëlluar njërin prej tyre me grushte dhe është larguar duke lënë makinën në vendngjarje. Rasti ka shkaktuar kaos në zonën e Astirit, ndërsa aty ka mbërritur edhe Policia. Në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

  • E kjo nuk pritej! Ç’po ndodh mes Anisës e Edit?

    E kjo nuk pritej! Ç’po ndodh mes Anisës e Edit?

    Një sinjal pa shumë bujë, por që po ndez kureshtjen!

    Fansat me sy shqiponje kanë kapur një shkëndijë të mundshme mes Anisës dhe Edit, dy prej figurave më të komentuar të BBVK3. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë takim publik apo deklaratë bombastike, por për dy komente që “kanë thënë” shumë më shumë se fjalët vetë!

    Një emoji syri nga Edi — simbol për mbrojtje nga mësyshi — dhe një diamant nga Anisa në kthim. Dy shenja që, për ndjekësit besnikë të çift-bërjeve në reality, nuk janë aspak të rastësishme.

    Po lind vallë një romancë në prapaskenë?

    Apo thjesht një miqësi me shkëlqim? Nuk ka ende një konfirmim, por një gjë është e sigurt: raporti i tyre po merr gjithnjë e më shumë vëmendje

  • 🌍 World War 3 on the Horizon? Putin Breaks His Silence – What He Just Said Is Alarming…

    🌍 World War 3 on the Horizon? Putin Breaks His Silence – What He Just Said Is Alarming…

    Russian President Vladimir Putin has raised eyebrows with chilling comments made during a major international economic forum in St. Petersburg. When asked if he fears a global war, his response was brief—but haunting: “I am concerned.”

    Putin claimed that Russians and Ukrainians are “one people,” insisting that “all of Ukraine is ours.” He also hinted at the possible takeover of the Ukrainian city of Sumy and defended the idea of creating a “security zone” along the border.

    More controversially, he warned that if Ukraine used a so-called “dirty bomb” against Russia, it would be “Kyiv’s last mistake.”

    On the Iran-Israel conflict, however, Putin struck a more diplomatic tone, saying a peaceful resolution is still possible and taking a jab at the U.S. for its pressure-based approach.

    What’s really behind Putin’s words—and could the world be heading toward something bigger?

  • Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese…

    Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese…

    Presidenti rus Vladimir Putin shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore gjatë një fjalimi në një forum ndërkombëtar ekonomik në Shën Petersburg.

    Ai deklaroi se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe se, në këtë kuptim, e gjithë Ukraina është “e jona”.

    Në përgjigje të pyetjes nëse është i shqetësuar për një luftë globale, Putin tha thjesht: “Kam shqetësim”. Ai shtoi se Rusia nuk kërkon dorëzimin e Ukrainës, por kërkon njohjen e realiteteve që janë krijuar në terren.

    Putin nuk përjashtoi mundësinë që Rusia të marrë kontrollin e qytetit ukrainas Sumy, duke theksuar se Rusia nuk e ka mohuar kurrë sovranitetin e Ukrainës, por kujtoi se në vitin 1991 Ukraina ishte një “shtet neutral”.

    Presidenti rus akuzoi forcat ukrainase për krime kundër civilëve në rajonin rus të Kurskut dhe mbrojti nevojën për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufijve. Ai paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i një bombe të ndotur nga Ukraina kundër Rusisë “do të ishte gabimi i fundit” i Kievit.

     për konfliktin Iran-Izrael: Mund të gjendet zgjidhje diplomatike.

    Në lidhje me tensionet midis Iranit dhe Izraelit, Putin u shpreh optimist për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se qasja ruse në konflikt është “më e mirë se ajo e presionit” e SHBA-së. Ai tha se Rusia kërkon zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje për deklaratat e ashpra ndaj Ajatollah Khamenei, përfshirë edhe një aluzion ndaj presidentit amerikan Donald Trump, Putin kërkoi që këto komente të mbeten thjesht retorikë

  • Nuk do ta besoni se sa është rritur “Taramelja”. Rikthehet sërish në ekran(Video)

    Nuk do ta besoni se sa është rritur “Taramelja”. Rikthehet sërish në ekran(Video)

    Nje nga personazhet me te dashur te ekranit Xheison rikthehet serisht ne ekran.Ai rikthehet ne ekran pas 4-5 vitesh. Xheison tashme eshte rritur dhe shkone ne shkolle.Dhe thote se shoket e shoqet me trajtojn ne menyre te barabart pra nuk jam me ai djali i famshem si dikur.

    Ai eshte nostalgjik kur shikon videot e vjetra ne emisionin e “Piter Panit” dhe thote se tani i shpreh fjalet shume mire por ai kishte dhe sugjerime ne emision si te gjithe te tjeret.

    Xheison jeton tek shtepia e re dhe atje eshte shume i lumtur bashk me prinderit dhe eshte nje nxenes shembullor.

  • Pagoi miliona leke per te vr*re gruan e tij, i ndodh e papritura Naim Murselit

    Pagoi miliona leke per te vr*re gruan e tij, i ndodh e papritura Naim Murselit

    Naim Murseli, i njohur si i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, 

    Liridona Ademaj, është parë sot jashtë ambienteve të burgut ku po mbahet, nën masa të rrepta sigurie.

    Ai është parë i prangosur në duar e këmbë në objektin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa ishte nën përcjellje të shtuar të njësive policore.Lidhur me rastin për Insajderin detaje ka dhënë zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi e cila konfirmoi se nga 4 qershorit është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Murselit për lëshimin e urdhrit për ekzaminim psikiatrik.Ndërkohë, më 9 qershor, trupi gjykues ka lëshuar urdhrin që Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të kryejë ekzaminimin ndaj të akuzuarit.

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminim Psikiatrik. Më datë 09.06.2025, trupi gjykues ka lëshuar urdhëresë që ky ekzaminim të bëhet nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë,” thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Theksojmë se Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, u deklarua i pafajshëm.Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.

    Me 4 qershor në Gjykatë u pranua kërkesa e Avokates se Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.Ajo shtoi se ky ekzaminim është thelbësor për të vlerësuar nëse Murseli është në gjendje të ndjekë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore dhe të konsultohet me avokatët e tij.“Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove, që do ta realizojë grupi i ekspertëve pranë QKUK-së dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, atëherë në varësi të gjetjeve, të vazhdohet me procesin gjyqësor”, theksoi avokatja, duke shtuar se “ky proces kërkon maturi dhe paanshmëri, dhe pala mbrojtëse nuk kërkon trajtim të veçantë”.

    Në media po raportohet se ai ka 7 ditë që është duke qëndruar në Psikiatri, kjo për t’i kryer gjitha ekzaminimet e nevojshme.Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij për motive hakmarrjeje dhe përfitim financiar nga një sigurim jetësor në Suedi në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

    Për vrasjen, në aktakuzë thuhet se e ka planifikuar bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke i porositur për ta kryer vrasjen në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh.Në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj, për çmimin prej 280 eurosh.Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë për shitjen e armës dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

    Ademaj u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ndërsa rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë grabitjes.

  • “Skena që s’e priste askush në Për’puthen – Albi i propozon në gjunjë, por ajo bën diçka që la të gjithë pa fjalë!”

    “Skena që s’e priste askush në Për’puthen – Albi i propozon në gjunjë, por ajo bën diçka që la të gjithë pa fjalë!”

    💍 Momenti që preku zemrat e të gjithëve në Për’puthen: Albi i propozon të dashurës së tij LIVE!

    Në një skenë plot emocione, me fishekzjarre dhe një atmosferë magjike, Albi befasoi të gjithë publikun dhe konkurrentët e tjerë në Për’puthen me një propozim romantik për të dashurën e tij.

    Ai i dha një përqafim të ngrohtë dhe, me zë të dridhur nga emocionet, i kërkoi që të kalojnë jetën bashkë. Por ishte përgjigjja e saj që bëri sallën të shpërthejë në duartrokitje:

    🗣️ “1000 jetë të kem, 1000 herë do të të them PO.”

    Ky moment i ndjerë është cilësuar nga fansat si një nga më të bukurit në historinë e programit. Dashuria mes tyre shkëlqeu më shumë se çdo reflektor në skenë.

  • 4 vite i “zhd*kur nga Shqiperia”, Renato Mekolli al*rmon ndjekësit me cfare i ka ndodhur

    4 vite i “zhd*kur nga Shqiperia”, Renato Mekolli al*rmon ndjekësit me cfare i ka ndodhur

    Dikur ishte ndër personat më të komentuar. Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekollin mund ta shihje kudo.

    Në ekran, në Youtube, në Tiktok, me rreptësinë e tij kundrejt konkurentëve që ishte komentuar shumë.

    Por, pandemia e zhduku në tërësi nga syri i publikut. Me të përfunduar sezonet e formatit, ai nuk u bë më “i gjallë”.

    Llogaria e tij në Instagram është aktive por postimi i fundit mbetet ai i janarit 2021 duke bërë që ndjekësit të hamendësojnë mbi gjendjen e Renatos, të shqetësuar.

    Pasi mbylli restorantin e tij “Umami”, për një periudhë kohore, larg syrit të publikut, Mekolli ka punuar në një tjetër restorant në Tiranë.

    Ndërkohë, ndjekësit kanë gjetur më në fund detaje mbi atë se ku është tani Renato.

    Shefi po punon prej kohësh në një restorant në Greqi. Biznesi ka publikuar edhe disa fotografi të tij që janë bërë virale në TikTok.