Surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenën e finales së Ferma VIP.
Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë.
Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.
Një paralajmërim i fortë vjen nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili shprehet se së paku tre politikanë të njohur nga të dyja kampet politike nuk do të arrijnë të betohen në Kuvendin e ri në shtator, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’u komunikojë akuzat përpara nisjes së mandatit. Në një intervistë televizive, ai është shprehur se hetimet për disa prej politikanëve të përfolur për korrupsion janë në fazat përfundimtare dhe që brenda afateve ligjore, SPAK do të bëjë publike akuzat ndaj tyre duke pamundësuar marrjen e mandatit. “Mbi tre politikanë nuk do ta marrin mandatin e deputetit dot në shtator, pasi do t’u komunikohet akuzë majtas, djathtas, pra të dyja anët.
Unë nuk i di emrat, se po t’i dija do t’i thoja emrat. Nuk i di emrat, po shikoj afatet e dosjeve, pasi e kam ndjekur pak a shumë punën e SPAK. Po mbarojnë afatet e disa dosjeve për disa politikanë të cilët janë në përfundim të hetimeve dhe do të komunikohet akuzë dhe si rrjedhojë nuk do të kenë mundësinë që të betohen si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk po shikoj filxhanin e Monikës, por është bindje, pasi di që një, dy, tre, katër politikanë janë nën hetim, janë paraqitur disa herë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe afati dyvjeçar, trevjeçar i përfundimit të hetimeve ka ardhur dhe do të komunikohet akuzë, pasi janë njerëz të cilët kanë ardhur me opinga të lidhura me tel bakri dhe sot lëvizin Range Rover dhe marrin lekë 200.000 euro rrugëve të Tiranës”, u shpreh Halit Valteri.
Në një fshat të vogël në jug të Shqipërisë, që prej shekullit të 18-të, ndodhet një kishë e vjetër që thuajse ishte harruar nga të gjithë. Prej vitesh, ajo ishte lënë në mëshirën e kohës, me muret që filluan të shëmben dhe çatinë që rrënohej nga stuhitë.
Por vetëm pak javë më parë, gjatë një restaurimi të vogël nga banorët e fshatit, u gjet një mesazh i shkruar me dorë, i futur brenda një kuti prej metali nën gurët e themeleve.
Mesazhi datonte në vitin 1791 dhe ishte shkruar nga një prift anonim, i cili kërkonte që kjo kishë të ruhej për brezat që do të vinin, sepse “në këtë vend, një nënë kishte ardhur çdo ditë për 40 vite për të lutur Zotin që t’i kthente djalin e humbur në luftë.”
Sot, kjo kishë është kthyer në simbolin e lutjes së heshtur, shpresës, dhe dashurisë së pakushtëzuar të një nëne shqiptare.
Pas zhurmës që shkaktoi deklarata e tij e fundit, reperi G-Bani ka reaguar sërish, këtë herë drejtpërdrejt ndaj kritikës së publikuar nga Alketa Vejsiu, në profilin e saj të podcast-it në Instagram.
Në një seri videosh në InstaStory, G-Bani sqaroi se nuk i drejtohej grave në përgjithësi, por një grupi të caktuar individësh. Ai u shpreh:
“Nuk kam pse të përmend fjalën ‘grua’ në vend të fjalës ‘krvë’, sepse nuk kam dashur t’u drejtohem grave. Kam dashur t’u drejtohem 2-3 krvave. Besoj se k*rvat nuk janë vetëm gra, janë edhe meshkuj.”
💬 Përplasja që ndau rrjetin
Deklarata fillestare e reperit, që fillonte me “Të nderuara k*rva…”, nxiti menjëherë një valë reagimesh në rrjet, me shumë ndjekës dhe figura publike që e kritikuan për gjuhën e përdorur.
Alketa Vejsiu ishte ndër të parat që reagoi publikisht, duke analizuar në mënyrë të detajuar çdo pjesë të mesazhit të G-Banit. Ajo e cilësoi fjalorin si të papranueshëm dhe denigrues për figurën e gruas, duke shtuar se:
Nuk kërkon dashuri, por një justifikim për mungesat dhe pasiguritë personale.”
Vejsiu kritikoi gjithashtu atë që e quajti “normalizim të sjelljeve toksike”, të maskuara si ndjeshmëri apo sinqeritet artistik.
🔥 Reagimi i G-Banit ndez më tej debatin
Megjithëse synonte të sqaronte qëndrimin e tij, reagimi i G-Banit vetëm sa e ka thelluar përplasjen publike, duke ndarë opinionin mes atyre që e mbështesin për sinqeritetin dhe të tjerëve që e dënojnë për përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme.
Deri tani, nuk ka asnjë reagim të mëtejshëm nga Alketa, por duket se ky debat ka hapur një diskutim më të gjerë mbi rolin e artistëve, gjuhën publike dhe respektin ndaj figurës së gruas në diskursin mediatik dhe muzikor.
A shocking map has been released by Russian sources, listing 7 major targets that could face nuclear strikes in case of full-scale conflict.
📍 The 7 identified targets are:
The Pentagon – U.S. military command center Camp David – the President’s decision-making retreat Jim Creek – U.S. military communication facility Fort Ritchie – former strategic military base California – due to its tech and economic hubs New Mexico – home to nuclear facilities and labs Texas – for its military bases and energy reserves
🇷🇺 This is seen as a bold warning by Russia amid rising global tensions.
Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” vijon dhe sot procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Pavarësisht se Berisha pretendon se i janë vjedhur votat, me 355 kutitë e hapura deri më tani nga 1282 në total, PD kryeson me votat që nuk i takonin.
PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë. Edhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Lapajt rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, kurse Lëvizja Bashkë 15 vota me teper.
Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar më 11 maj.
Një hartë tronditëse është bërë publike nga autoritetet ruse, ku shfaqen 7 objektiva kryesorë që mund të goditen në rast konflikti bërthamor.
📍 7 objektivat që ndodhen në shënjestër janë:
Pentagon – qendra komanduese e ushtrisë amerikane Camp David – vendi i vendimeve presidenciale Jim Creek – strukturë komunikimi ushtarake Fort Ritchie – ish-bazë ushtarake strategjike Kalifornia – për qendrat ekonomike dhe teknologjike New Mexico – ku ndodhen armë bërthamore dhe laboratorë Teksas – për bazat ushtarake dhe rezervat energjetike
🇷🇺 Ky veprim shihet si një paralajmërim i fortë nga ana e Rusisë në një kohë tensionesh të larta globale.
Kristi i ka kërkuar modele Jori Dellit që të tregojë pozicionin e preferuar ne seks.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli fillimisht hezitoi por më pas iu përgjigj duke e thënë troç pozicionin e saj të preferuar në seks.
“Pozicioni qe me pelqen eshte kur une jam sipër tavolinës, me kurrizin mbi tavolinë dhe këmbët e mia te jene mbi shpatullat e partnerit”, u shpreh Jori për pozicion e preferuar.
Modelja e njohur shqiptare Jori Delli po tregon se sa e rëndësishme është të gjesh kohë për veten dhe të dashurit, ndërsa është duke kaluar disa ditë pushimi në një nga destinacionet më luksoze të botës, Dubai.
Bukuroshja ka ndarë në rrjetet e saj sociale një mori fotografish të cilat pasqyrojnë momentet e saj të gëzuara në shoqërinë e familjes.
Përmes postimeve të saj, Jori ka ofruar një pasqyrim të jetës së saj plot shkëlqim dhe paharruar në këtë qytet spektakolar të Emirateve Arabe të Bashkuara.
Foto: Jori Delli/Instagram
Ajo ka ekspozuar trupin e saj në formë të shkëlqyeshme me disa bikini madhështore në ambientin tropikal, tërheqës për çdo ndjekës dhe adhurues të modes.
Po ashtu ka ndarë imazhe ku duket në veshje më formale, por po aq plot stil, duke e bërë Jorin të duket si një yll i vërtetë i modës.
Foto: Jori Delli/Instagram
Pas paraqitjes së saj në sezonin e dytë të “Big Brother VIP”, ku fitoi zemrat e publikut si një vajzë shqiptare e rritur në Itali, Jori vazhdon të bëjë emër për veten në industrinë e modës.
Ajo është bërë një emër i njohur në media, duke tërhequr vëmendjen e medieve shqiptare për natyrën e saj të hapur, karizmën dhe stilin e paimitueshëm.
Foto: Jori Delli/Instagram
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të shpejtë për të shprehur përshtypjet e tyre mbi pamjet që Jori ka postuar, duke komentuar mbi bukurinë dhe stilin e saj jetësor.
Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Kroi nënvizoi se është rritur mosha e femrave, të cilat bëhen nëna për herë të parë, por edhe të atyre që i mbyllin shtatzanitë.
“Për t’u bërë nënë, nuk është e nevojshme të mbarosh fakultetin, të bësh masterin apo doktoraturën. Madje, do ishte mirë që nën moshën 35-vjeç, femra t’i ketë mbyllur lindjet, në prizmin që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, shtatzanitë janë më të mbara.
Megjithatë, prej disa vitesh, ne gjinekologët kemi vënë re që është rritur mosha e nënës, jo vetëm në shtatzaninë e parë, por përgjithësisht kur i mbyllin shtatzanitë. Unë kam paciente, të cilat janë shtatzanë në moshën 45-vjeç”, theksoi ajo.