Category: Uncategorized

  • Pas 14 vitesh, aktori shqiptar ndahet nga gruaja

    Pas 14 vitesh, aktori shqiptar ndahet nga gruaja

    Kryebashkiaku i Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Erion Isai, i ka dhënë zyrtarisht fund martesës me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela.

    Prej kohësh përflitej se çifti nuk jetonin më bashkë, ndërsa Isai thuhej se jetonte mes Tiranës dhe Ersekës, por këto zëra nuk ishin konfirmuar asnjëherë publikisht prej tij.

    Tashmë, ndarja është bërë zyrtare – Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin e divorcit në prill të këtij viti, pas një kërkese të paraqitur një vit më parë.

    Erion Isai dhe Ajlin Petrela u martuan në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, se “jetojnë të ndarë” dhe se martesa “ka humbur kuptimin”.

  • E fundit! SPAK ‘shkund’ qeverinë e Edi Ramës, kush është ministri që do arr*stohet

    E fundit! SPAK ‘shkund’ qeverinë e Edi Ramës, kush është ministri që do arr*stohet

    Kush është ministri që rrezikon prangat?

    Prokuroria e Posaçme ka futur në ankth kabinetin qeveritar të Edi Ramës. Teksa kryeministri sot u rishfaq në publik me sulme ndaj drejtësisë, mësohet se SPAK ka vënë nën hetim 1 ministër të qeverisë aktuale.

    Edi Rama u mundua që shumë prej ministrave besnikë t’i veshë me imunitet, duke i kandiduar për deputetë, por një prej tyre rrezikon burgun. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme në faqen e saj zyrtare, te regjistri i transparencës. “Rezulton se aktualisht nën hetim është 1 (një) ministër”, shprehet SPAK dhe mendohet se eshte Petrit Malaj, ministër i Financave

    Duhet të presim dhe të shohim, por fakti që SPAK shprehet se ai është nën hetim, do të thotë se akuzat kanë avancuar. Në përgjithësi, SPAK nuk regjistron procedime në emër të zyrtarëve për të shmangur afatin kohor, por sinjalet janë se një ministër ka rënë në rrjetë dhe do t’ia shohim krismën shumë shpejt.

    Arrestimi i fundit i bujshëm që ka bërë SPAK është ai i Erion Veliajt. Në shkurt, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij dhe që nga ajo kohë, SPAK është fokusuar te krimet zgjedhore dhe te lufta kundër krimit të organizuar. Sinjalet janë se tani mund të kemi një tjetër goditje të bujshme në radhët e mazhorancës.

    Në faqen e saj zyrtare, SPAK bën me dije se numri i personave nën hetim që prej krijimit të Prokurorisë së Posaçme deri tani është 2597. Pra, duket se ka pasur shumë emra të rëndësishëm që kanë kaluar në sitë, por deri më tani nuk ka pasur arrestime në nivele ministrash, por vetëm ish-ministrash.

    Të shohim nëse do të kemi finalizim, pasi SPAK është dhe në luftë me kohën. Në dhjetor, Altin Dumani ikën si kryetar dhe nuk i dihet se çfarë sjell dimri. Po ashtu, në shtator pritet të riaktivizohet komisioni “Xhafaj”

  • Zhduken këngët e vjetra të Gjestit, ja arsyet e kaosit në Youtube

    Zhduken këngët e vjetra të Gjestit, ja arsyet e kaosit në Youtube

    Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

    Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

    Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

    Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

    Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

    Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

    A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?

  • Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

    Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

    Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.

    Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet:

    Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

    Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
    “Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

    Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
    “Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi:

    Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

    Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa pret të hyjë në shtëpinë që i ndryshoi jetën.

    https://www.instagram.com/reel/DKw6eTDoz5e/?utm_source=ig_web_copy_link

  • “Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mr*kullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

    “Të verbrës iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mr*kullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

    Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa mrekulli që ka parë me sytë e tij të ndodhin në Kishën e Shna Ndout në Laç.

    Ai ka rrëfyer se si një grua në gjendje jo të mirë mendore, u shërua plotësisht pas lutjeve të familjarëve. Një tjetër rast që ai rrëfen është rikthimi i shikimit të një gruaja që jeton ende sot, e cila ishte totalisht e verbër.

    Pjesë nga biseda:

    Jaku: Më kujtohet një vajzë që kishte kaluar nga mendja, ishte krejt jashtë orbite. Kur e sollën të afërmit e saj për disa të marta rresht, janë lutur për shëndetin e saj. Unë e kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë, dhe. Pastaj në momentin që është shëruar është bërë shumë mirë.

    E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë. E kam parë me sytë e mi si të sëmurë e kam parë edhe kur ishte e shëruar.

    Borakaj: E keni parë në 2005-2006 kur keni shërbyer?

    Jaku: Jo se unë vetë për tu bërë Françeskan kam hyrë në Kuvend në 1993-in, që në atë kohë mbaj mend, pak përpara para se të vija si superior i Françeskanëve. Shumë njerëz thonë dhe tregojnë mrekulli nga më të ndryshmet. Një grua e cila është bijë këtu është martuar diku tjetër e kishte humbur komplet shikimin. E sollën këtu, u lutën me shpirt e fitoi dritën e syve.

    Ajo është gjallë edhe sot. Një tjetër më ka treguar një punëtor i joni, që ishte një zotëri prej Mirditës dhe ishte në ndjekje të policisë, dhe ai e kishte bërë niet të vinte të lutej këtu dhe erdhi. E vuri re prej larg se policia po e ndiqte, dhe ndryshoi rrugë u fut nga përroi i Kishës, dhe thotë ky punëtori jonë u bë i gjithë vendi mjegull, dhe as policët nuk e shihnin njëri-tjetrin.

    Borakaj: E pabesueshme!

    Jaku: Dhe thotë që policët u kthyen mbrapsh. Siç duket ai i ka rënë rreth e rreth dhe ka shkuar në shtëpinë e vet. Aq të fortë e ka patur besimin sa Zoti e ka ndihmuar të humbasë gjurmët.

  • VIDEO/ “Ti s’ke b*thë, unë kam”- Plas debati në Ferma VIP, banorët i kthehen Elinara Shehut: Perverse! E doje në formë karrote, 

    VIDEO/ “Ti s’ke b*thë, unë kam”- Plas debati në Ferma VIP, banorët i kthehen Elinara Shehut: Perverse! E doje në formë karrote, 

    Tre nga banorët e Ferma VIP, Elinara Shehu, Big Mama dhe Anduel Koci janë përfshirë në një debat së fundmi.

    Gjatë një përballjeje, Andueli dhe Big Mama e akuzuan Elinarën se kishte bërë striptizëm para banorit Erand Hoxha duke treguar perversitet.

    Pjesë nga biseda:

    Andueli: Ne e dimë çfarë mendje ke o Elinara, mos na fol kot.

    Elinara: Çfarë thua morë?

    Andueli: Atë natë hipe mbi tavolinë dhe i shkove Erandit. Çfarë mendje është ajo?

    Elinara: Po shfrytëzon atë natë me shaka për t’i kthyer gjërat në perversitet? Po aq i vogël je sa nuk e ke idenë. Je i vogël fare.

    Andueli: I the Erandit do të ta përgatis në formë karrote, pastaj i the e kisha për vete.

    Elinara: Nuk merrem fare, aq poshtë ke rënë.

    Big Mama: O Elinara e di kush është ndryshimi mes meje dhe teje, unë kam bythë, ti s’ke. Ti e ke mendjen perverse, por nuk e pranon. Ti je perverse, ti hipën në tavolinë bën striptizëm jo unë.

  • I largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër! Spërkatni me këtë përbërës të gjithë oborrin tuaj dhe nuk do t’i shihni më kurrë

    I largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër! Spërkatni me këtë përbërës të gjithë oborrin tuaj dhe nuk do t’i shihni më kurrë

    Me ardhjen e ditëve të ngrohta, kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në oborr dhe kopsht, por kjo do të thotë edhe një shans më të madh për të hasur mysafirë të padëshiruar, gjarpërinj.

    Nëse doni t’i mbani larg, ka zgjidhje të thjeshta dhe natyrale, dhe njëra prej tyre gjendet pothuajse në çdo kuzhinë, soda e bukës.

    Njerëzit në mediat sociale pretendojnë se mjafton të spërkatni sodë buke nëpër kopsht, oborr, garazh ose bodrum për të mbajtur gjarpërinjtë larg zonës.

    Ekspertët këshillojnë masa shtesë

    Për të parandaluar shfaqjen e gjarpërinjve që në fillim, është e rëndësishme ta mbani oborrin të rregullt. Kositni barin rregullisht, hiqni gurët dhe mbeturinat e ndërtimit për të mos i fshehur ata.

    Një zgjidhje tjetër efektive janë topat e naftalinës. Vendoseni në një shishe plastike me vrima dhe ngrijeni mbi tokë në mënyrë që shiu të mos e lajë. Aroma e saj e fortë mund të ndihet nga gjarpërinjtë nga larg dhe nuk do të afrohet pranë oborrit tuaj.

    Me këto truke, oborri juaj do të mbetet i sigurt dhe pa mysafirë të padëshiruar këtë pranverë

  • Grida Duma feston ditëlindjen, kaq vite mbush sot!

    Grida Duma feston ditëlindjen, kaq vite mbush sot!

    E njohur fillimisht si politikane, Grida shfaqi për vite me radhë një profil të veçantë në politikën shqiptare, ku spikati për artikulimin e saj të qartë, qëndrimet e forta dhe aftësinë për të mbrojtur me kurajo e dinjitet bindjet e saj. Për më shumë se një dekadë, ajo ishte ndër zërat më të fortë në opozitë, duke shërbyer si deputete e Partisë Demokratike dhe një prej figurave femërore më aktive në debatet publike.

    Në vitin 2022, Duma mori një kthesë të guximshme në karrierën e saj, duke u larguar nga politika aktive për t’iu përkushtuar gazetarisë dhe botës së mediave. Sot, ajo është imazh i emisionit “Top Story” në Top Channel – programi që ka fituar vëmendjen e publikut për trajtimin e temave të thella që përfshijnë politikën, krimin, ekonominë dhe problematikat sociale.

    Sot feston ditëlindjen e 48-të një ndër figurat më të spikatura të jetës publike shqiptare – Grida Duma.

    Nën drejtimin e saj, “Top Story” ka arritur të rikthehet në vëmendje si një prej formateve më të forta në ekranin shqiptar, duke treguar se Grida Duma mbetet një figurë me ndikim, pavarësisht pozicionit që mban.

    Nga foltorja në Kuvend, te studioja televizive, Grida ka dëshmuar se eleganca, mendimi kritik dhe forca e karakterit mund të ecin krah për krah.

    Urime ditëlindjen Grida! Të urojmë shëndet, sukses dhe vazhdimësi në çdo hap që ndjek.

  • Mos gabo me gruan se…” – Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

    Mos gabo me gruan se…” – Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

    Shpat Kasapi ka zgjedhur fjalë të forta për ndjekësit në një postim të fundit në Instagram Story.

    Krahas një fotoje nga një vakt ushqimi, vëmendje mori shkrimi në postimin e tij:

    “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabooo me gruan… se s’të fal, të len!” – duke e shoqëruar këtë mesazh me një emoji zemre të thyer.

    Ky postim ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjet, veçanërisht pasi vjen pak kohë pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvie Jao, me të cilën ndan një djalë.

    Ende nuk dihet nëse mesazhi ishte një reflektim personal apo thjesht një këshillë për ndjekësit, por ajo që është e sigurt – Shpati po flet më shumë për ndjenjat dhe gabimet, tani më shumë se kurrë. /

  • Çifti nga Korça shtrohen në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja tr*ndit mjekët

    Çifti nga Korça shtrohen në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja tr*ndit mjekët

    Një çift në Korçë, i cili së fundmi është stabilizuar dhe ka filluar të jetojnë në shtëpi më vete duket se nuk e kanë nisur aspak mbarë.

    Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” ata kanë marrë një shtëpi me qira dhe kanë nisur të provojnë stimulantë.

    Ata kanë konsumuar hashash, por jo përmes cigares, por me pikatore poshtë gjuhës. Djali i ka dhënë fillimisht të dashurës, e cila ka filluar të flasë. Më pas ka konsumuar edhe djali. Vetëm pak kohë pas konsumit ata kanë përfunduar të dy në spital”, tha gazetarja e Klan