Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marrëdhënie s e k s uale. Studimet e fundit tregojnë se intimiteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan psikologu Jashar Demiri.
Ai ka treguar se dikur marrëdhëniet intime kanë qenë më të shpeshta ndërsa tani çiftet janë më të distancuar. Gjithashtu ai ka treguar se sa herë duhet të bëjë dashuri një çift për të qenë i shëndetshëm. Psikologu është shprehur se çifti duhet të kryejë marrëdhënie sa herë që ndjen dëshirë, por dy herë në vit, për të është shumë pak.
Rudina Magjistari: Si rekomandohet nga këndvështrimi juaj si specialist, për ta bërë një jetë të shëndetshme, një çift në moshë mesatare sa të shpeshta duhet të jenë marrëdhëniet mes tyre?
Jashar Demiri: Kjo është diçka individuale. Norma të prera nuk ka. Norma është të bësh aq sa të mundesh, por gjithmonë duke ndier një uri të lehtë, jo teprim, jo mbingopje. Normat janë individuale. Ka çifte që bëjnë çdo natë dhe ndihen shumë mirë, ka çifte që e bëjnë një herë në javë, ashtu është norma e tyre.
Rudina Magjistari: Po ata që e bëjnë një herë në muaj, apo dy herë në vit?
Jashar Demiri: Ajo është e paktë. Por mesatarja për çiftet e reja është dy herë në javë, apo tre herë në javë. Norma është që të bëjë njeriu sa herë që ndjen, pa u sforcuar.
Lufta e tretë Botërore nuk mund të quhet pa hyrë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën shtetet. Në njëfarë mënyre ka hyrë në Ukrainë sepse në Ukrainë ka marrë pjesë gjithë perëndimi, ka qenë luftë me proksivorë por jo të përfshira direkt me trupa. Evropa, Kina, Shtetet e Bashkuara, nuk kanë hyrë në luftë të hapur me ushtritë e tyre me ndonjë. Po nuk hynë këto të treja, nuk mund të quhet Luftë Botërore.
Kur parashikon që do të nisë një Luftë e tretë Botërore, nëse do të nisë një e tillë?
Unë them që nëse hyn në luftë Evropë-Rusi, do të hyjë në luftë Evropë-Amerikë, sepse Amerika do të përpiqet të marrë Kanadanë dhe Groenlandën që janë të evropianëve të dyja këto territore, në një kohë që Evropa do të hyjë në luftë me Rusinë. Unë kështu e parashikoj. Në 2027… /TAR/
Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth luftës Izrael-Iran. Por jo vetëm kaq, pasi ka komentuar edhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. I pyetur nga moderatori i njohur se ‘sa e rrezikuar është Shqipëria nga lufta Izrael-Iran?’, Cako u shpreh se “nuk beson se është e rrezikuar nga kjo luftë”.
“Shqipëria mund të ketë probleme nëse hapet në vitin 2027 lufta ndërmjet NATO-s evropiane dhe Rusisë. Në këtë kohë Serbia mund të sulmojë veriun e Kosovës, për të marrë ato komunat e veriut. Por unë mendoj që do të jetë një luftë me porosi e organizuar nga strukturat drejtuese të ‘city of London’ dhe kjo do të ketë të bëjë me atë që nuk pranojnë as shqiptarët, as serbët, për të bërë shkëmbim territoresh me paqe.
Dhe këta duan të marrin ato tre komunat e veriut dhe të japin rreth 1 mijë kilometra katror aq sa duan të marrin me serbët. Unë them që do të ketë shkëmbime me luftë përderisa politikanë si Albin Kurti nuk pranojnë që këto skema të ndërkombëtarëve për të qetësuar ujërat midis serbëve dhe kosovarëve, të bëhen me paqe. Përderisa nuk i kanë pranuar, unë them që do t’i bëjnë me luftë”, u shpreh Cako
Një zjarr i përmasave të vogla ka përfshirë ditën e djeshme ballkonin e banesës luksoze të Françeska Muratit, ish-banores se Big Brother, e cila jeton në rezidencën elitare “Lake View”. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, kur banorët e rezidencës kanë njoftuar për tym në katin ku ndodhet banesa e Muratit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë dhe kanë neutralizuar flakët brenda pak minutash, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.
Sipas burimeve pranë hetimit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bisht cigareje i hedhur nga një nga katet e sipërme, i cili ka rënë në ballkonin e Françeskës, ku ndodheshin materiale të lehta të djegshme. Fatkeqësisht, ky pakujdesi mund të kishte pasur pasoja më të rënda, por situata është vënë nën kontroll në kohë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në një nga zonat më të njohura dhe elitare të kryeqytetit, në kompleksin rezidencial Lake View në Tiranë. Burime nga vendngjarja kanë konfirmuar se një apartament luksoz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa më vonë është mësuar se banesa në fjalë i përket Françeska Muratit, ish-banore e reality show-t “Big Brother Albania”.
Apartamenti në fjalë është një nga më të shtrenjtët në kompleks, me një sipërfaqe të konsiderueshme dhe të pozicionuar në një nga kullat e përparme të zonës. Vetëm pak ditë më parë, Murati e kishte bërë publike përmes rrjeteve sociale blerjen e kësaj prone të re, duke theksuar se bëhej fjalë për një investim madhor me vlerë rreth 700 mijë euro. Blerja ishte përmendur si “realizimi i një ëndrre”, dhe apartamenti përfaqësonte një prej pronave më luksoze të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur papritur banesa është përfshirë nga flakët, për arsye ende të paqarta. Të gjitha rrethanat e zjarrit mbeten nën hetim, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit të zjarrit dhe nëse ka pasur ndonjë faktor teknik ose ndonjë defekt që ka shkaktuar incidentin.
Dëmet në apartamentin e sapo blerë janë raportuar si të konsiderueshme, përfshirë pajisjet, mobilimin dhe pjesë të brendshme të banesës. Për një apartament të kësaj vlere dhe përmasash, çdo dëmtim përfaqëson humbje të madhe, si materialisht, ashtu edhe emocionalisht për pronaren.
Kjo ngjarje rëndon edhe më shumë për shkak të faktit se apartamenti ishte blerë vetëm pak ditë më parë dhe nuk ishte ende përdorur për banim të rregullt. Informacionet tregojnë se procesi i mobilimit dhe vendosjes së pajisjeve ishte ende në vazhdim, çka e bën humbjen akoma më të ndjeshme, duke pasur parasysh vlerën dhe përkushtimin për arredimin e tij.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen mbi rrezikun e zjarreve në ambientet e brendshme, madje edhe në ndërtimet më moderne që përdorin teknologji të avancuar për siguri. Hetimet pritet të zbardhin në ditët në vijim se çfarë ka shkaktuar zjarrin në një apartament kaq të ri dhe të pajisur me standarde bashkëkohore.
Françeska Murati nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërkohë që incidenti ka ngjallur interes të madh mediatik, për shkak të profilit publik të saj dhe natyrës së pazakontë të ngjarjes. Bëhet fjalë për një nga rastet më të bujshme të dëmtimit të një prone luksoze në Tiranë, në një nga zonat më të sigurta dhe të kërkuara të tregut imobiliar.
logerja e njohur shqiptare, Hatixhe Brika, po përjeton një transformim të rëndësishëm në karrierën e saj mediatike. Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj prej vitesh, Jashari, duket se Hati ka vendosur t’i japë një tjetër drejtim jetës së saj – këtë herë duke kaluar nga rrjetet sociale në ekranin e madh.
Burime pranë televizionit kanë konfirmuar se Brika ka firmosur së fundmi një kontratë me Top Channel, ku pritet të nisë një emision të ri që po konsiderohet si një nga surprizat më të mëdha të sezonit të ardhshëm televiziv. Detajet rreth formatit mbahen ende sekret, por mendohet se programi do të ndërtohet rreth personalitetit të saj unik, energjisë pozitive, por edhe qasjes pa filtra që e ka bërë aq të ndjekur në rrjet.
Ky hap i ri vjen vetëm disa javë pas ndarjes me Jasharin – një ndarje që shkaktoi bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale. Të shumta ishin komentet, spekulimet dhe ndjekësit që morën anë në këtë ndarje publike, e cila për disa u pa si fundi i një “çifti perfekt”, por për të tjerë si fillimi i diçkaje më të madhe për Hatixhen.
Nga ana tjetër, burime të afërta me blogeren tregojnë se ajo ka qenë prej muajsh në bisedime me drejtues të Top Channel dhe se kjo lëvizje nuk është spontane, por pjesë e një plani të gjatë për të kaluar nga ndikimi virtual te ndikimi real në media tradicionale.
Nuk dihet ende nëse emisioni do të jetë në format talk-show, reality apo dokumentar, por një gjë është e sigurt: me karizmën e saj, Hatixhe Brika ka potencialin të bëhet një nga fytyrat më të dashura të televizionit shqiptar.
A është ky një “restart” i menduar mirë, një rikthim i Hatixhes në qendër të vëmendjes jo më si influencuese, por si figurë publike me platformë më të gjerë? Mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë – Hati nuk ka ndërmend të ndalet.
Të gjithë çiftet më fëmijë nën 18 vjeç, duke nisur nga ky vit do të kenë disa procedura të reja tatimore, në mënyrë që të përfitojnë ribursimet që parashikon ligji i tatimit të mbi të ardhurat.
Konkretisht prindi më të ardhurat më të larta në familje do t’i rimbursohen 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Po kush ka të drejtë të përfitojë këtë rimbursim?
“Të gjithë ato familje apo individë që do të plotësojnë në DIVEN në 2026, për llogari të vitti 2025 do të duhet të bëjnë dhe një aplikim në tatime për rimbursim. Ky aplikim shoqërohet me një certifikatë familjare. Nëse ka dy fëmijë, familja do të përfitojë rimbursim 48.000 x 2. Për këtë procedurë prindërit nuk kanë asnjë detyrim shtesë, përveç plotësimit të deklaratës. Duke qenë se përfitues janë gati 300 mijë familje, do të shihet në vitin e ardhshëm se si do të reagojë administrata tatimore, sa e shpejt do të jetë ajo në menaxhimin e këtij procesi”, sqaron Armand Hysko, kontabilist.
Por ligji parashikon dhe një tjetër kompensim për fëmijët në shumën 100 mijë lekë në vit, vetëm për qëllim arsimi. Kushti është nëse të ardhurat janë më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit.
Edhe për këtë procedurë aplikon prindi me të ardhuart më të larta, mes të dyve. Por që të përfitohet ky kompensim, prindërit që sot duhet të ruajnë faturat e shkollës apo fatura e kursve për arsimim. Nëse prindërit nuk e dokumetojnë me fatura shpenzimesh, ata do të përfitojnë aq fatura sa do të dorëzojnë kur të kryejnë aplikimin.
Nje grua eshte pickuar nga 200 pickime nga çimkat pas një nate në një hotel ne nje hotel ku pagoi 170 euro nata.60 vjecarja pasi u ngrit të nesërmen në mëngjes, gjetën pika gjaku që mbulonin shtratin e tyre dhe një insekt pranë saj.
Te paguash 170 euro nata dhe te perfundosh te gjithe trupin me pickime kjo nuk me kishte shkuar ne mendje.
Ajo u shpreh se: “Ishte e tmerrshme te zgjohesh ne mengjes me kaq shume pickime kame udhetuar ne te gjithe boten dhe kjo eshte hera ime e pare qe te pickohem nga insektet”.
Ngjarja ka ndodhur ne Britani ku 60-vjecarja po kalonte pushimet me disa miq te saj.
Deputeti laburist Dan Norris në Britani është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj fëmijëve.
“Deputeti Dan Norris u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi mësoi për arrestimin e tij. Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej ndërsa hetimi i policisë është në vazhdim,” tha një zëdhënës i Partisë Laburiste sipas Sky News.
“Në dhjetor 2024, ne morëm informacione në lidhje me veprat seksuale ndaj fëmijëve. Shumica e veprave pretendohet se kanë ndodhur në vitet 2000, por ne po hetojmë gjithashtu një vepër të dyshuar përdhunimi në vitet 2020,” tha Policia e Avon dhe Somerset.
Nathan Norris, 65 vjeç, fitoi mandatin në North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Norris hyri për herë të parë në parlament kur Tony Blair erdhi në pushtet në 1997 dhe shërbeu si deputet i Wansdyke deri në vitin 2010.
Norris është gjithashtu kryebashkiak i Anglisë Perëndimore nga viti 2021, por do të tërhiqet përpara zgjedhjeve lokale në maj.
A recent public appearance by the President of Israel has sparked massive online debate after eagle-eyed viewers noticed something bizarre around his neck during his speech.
📸 In the footage circulating online, a strange line or fold appears just under his chin — and many claim it doesn’t look natural. Some are calling it a “mask line”, fueling wild speculations that what we’re seeing… might not be who we think it is.
💬 “It looked like the mask slipped for a second,” one user wrote on X (formerly Twitter). Others believe it could be a deepfake, a body double, or something even more unsettling.
🧠 Conspiracy theories are exploding across social media. Some say it’s part of a bigger cover-up — others believe it might just be a trick of the lighting or fabric… but no one can agree.
What do you think? Is it just a coincidence — or is this more than meets the eye?
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e njohur “Lake View” në Tiranë, ku apartamenti luksoz i Françeska Muratit, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është përfshirë nga flakët vetëm pak ditë pas blerjes!
Sipas burimeve për Iconstyle, apartamenti, i cili kushton rreth 700 mijë euro, është goditur nga një zjarr i papritur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet e përhapura në rrjet tregojnë flakë dhe tym të dendur që del nga ballkoni, ndërsa vetë Françeska pritet te japi deklaraten e saj se cfare ka ndodhur
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Hetimet janë në vazhdim nga policia dhe shërbimet zjarrfikëse.
Ky incident ka ndezur reagime të forta online, jo vetëm për faktin që bëhet fjalë për një banesë super luksoze, por edhe për ironinë e hidhur: një pasuri gjysmë milionë eurosh që përfundon në flakë vetëm pak ditë pas finalizimit të blerjes.