Author: Editorial

  • Më në fund u gjet zgjidhja, ja si të shpëtoni nga tensioni lartë pa nevojën e ila’çeve

    Më në fund u gjet zgjidhja, ja si të shpëtoni nga tensioni lartë pa nevojën e ila’çeve

    Më në fund u gjet zgjidhja! Ja si të shpëtoni nga tensioni i lartë pa nevojën e ilaçeve – Zbulojeni ushqimin që bën mrekulli për zemrën! 🐟🫀

    Në një kohë kur miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, lajmi i mirë vjen nga natyra! Studiuesit kanë zbuluar se disa ushqime të thjeshta, por të fuqishme, mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut pa pasur nevojë për ilaçe.

    Në krye të listës qëndron peshku i yndyrshëm, si salmoni, sardelet, skumbria dhe toni, i pasur me omega-3, kalcium, dhe vitamina D – përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në qetësimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

    🧠 Sipas specialistëve të shëndetit, konsumi i rregullt i këtij lloj peshku:

    Ul tensionin e lartë në mënyrë natyrale Mbron zemrën dhe trurin nga sëmundjet kronike Redukton inflamacionin në organizëm Ndihmon në ekuilibrin hormonal dhe nervor

    ✨ Por ka edhe më shumë: peshku i yndyrshëm është gjithashtu i pasur me selen, jod, dhe proteina të pastra, që ndikojnë pozitivisht në sistemin imunitar dhe në përmirësimin e gjumit – një faktor shumë i rëndësishëm për personat që vuajnë nga hipertensioni.

    👨‍⚕️ Mjekët rekomandojnë ta konsumoni të paktën 2 herë në javë, të pjekur ose i zier, për të përfituar maksimumin nga vlerat e tij pa shtuar yndyrna të dëmshme.

    👉 Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të ulur tensionin dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, hidhini një sy pjatës suaj – ndoshta është koha t’i ktheni sytë nga deti!

  • 71 vjecarja ka 13 vjet e paralizuar dhe tre femijet e kane braktisur.“S’ka kush më sjellë një gotë ujë”

    71 vjecarja ka 13 vjet e paralizuar dhe tre femijet e kane braktisur.“S’ka kush më sjellë një gotë ujë”

    Nje histori tragjike vjen nga Elbasani ku nje nene e moshuar eshte e paralizuar dhe jeton e vetme. Problemet per te nuk kane te sosur. Ajo eshte 71 vjec dhe jeton ne mjerim.

    71 vjecarja ka 13 vjte ne shtrat e paralizuar dhe jeton e vetme pa femijet.

    Ajo eshte shprehur se:“Kam problem shëndetësor, kam vite që jam rrëzuar, kam rënë nga tarraca mbrapsht me kokë. Jam shtruar në urgjencë disa herë te neurologu”

    Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë, 71-vjeçarja me lot ndër sy apelon për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë, të jetojë.

    “Unë kam probleme shëndetësore dhe përveç kësaj jam paralizuar. Kam gati dy muaj që unë nuk luaj këmbë e duar, kam një muaj që as ha as pi. Nuk kam njëri kush të më bëj hyzmet, kush të më japë një gotë ujë. Vetëm azili me sjell bukën e drekës një vakt e unë gjithë kohën rri pa ngrënë. Edhe për t’u ngritur për të shkuar në tualet, do eci këmbadoras, do rrëzohem. Kur jam rrëzuar, ka ardhur ambulanca dhe policia dhe ka gjetur dy dyert mbyllur”, thotë 71-vjeçarja.

    Edhe pse Liljana ka tre fëmijë, ajo dergjet në shtat e vetme, duke mos pasur mundësinë as të ushqehet.

    “Më kanë vdekur motra, vëllezër, kam një motër në Durrës ajo është sëmurë për vete. Fëmijët kanë vite që kanë ikë, unë kam gati 17 vjet që më kanë braktisur kalamajtë në këtë kuzhinë. Unë kam tre fëmijë, dy çuna, një gocë. I vogli është 45 vjeç, u martua dhe ka ikur në Itali me gjithë gruan”, tregon e moshuara.

    Duket e pabesueshme që në vitin 2024, 71-vjeçarja të jetojë në këtë gjendje. Në shtëpinë përdhese e me lagështi nuk ka asnjë orendi, teksa frigoriferi është bosh dhe dollapët pa ushqime.

  • Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” më i madh i shqiptarëve. Tumoret rënditen në vendin e tretë..

    Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” më i madh i shqiptarëve. Tumoret rënditen në vendin e tretë..

    Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke u rritur me 816 vdekje në krahasim me vitin 2023, ose 3,8% më tepër.

    Sipas raportit të INSTAT, 97% e vdekjeve kanë ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrore, duke shënuar një rritje prej 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023, ndërsa si pasojë e aksidenteve janë shënuar 1,9% e vdekjeve në total.

    Krahasuar me 2023, vdekjet nga aksidentet janë ulur me 0,5%.

    Vrasësi” kryesor i shqiptarëve vijojnë të mbeten sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me mbi 11.600 vdekje në vit.

    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut përbëjnë 52,9% të totalit të vdekjeve, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi, vdekshmëria më e lartë, prej mbi 39%, shkaktohet nga sëmundjet kronike të zemrës, 23,2% nga sëmundjet ishemike të zemrës, ndërsa 20,6% nga sëmundjet e enëve të trurit.

    “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë vendin e dytë të vdekjeve me 21,5%. Brenda këtij grupi, vdekjet nga pleqëria përbëjnë 70,7%. Ndërkohë që “tumoret” renditen në vend të tretë me 15,3% të totalit të vdekjeve, duke u ulur me 0,4% në krahasim me 2023.

    Tumoret malinje të aparatit të tretjes, tumori i mushkërive, si dhe tumoret e organeve urogjenitale janë llojet e sëmundjeve kancerogjene që shkaktojnë vdekshmërinë më të lartë.

  • Ferri në qiellin e Katarit: Si ndodhi sulmi i papritur iranian ndaj forcave amerikane

    Ferri në qiellin e Katarit: Si ndodhi sulmi i papritur iranian ndaj forcave amerikane

    Doha nën zjarr! Forcat e armatosura të Katarit kanë reaguar me shpejtësi rrufe pas një sulmi tronditës me raketa balistike nga Irani ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid – një nga qendrat më të mëdha të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.

    Në një deklaratë të fortë, autoritetet e Katarit thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe asgjësuar raketat iraniane në ajër, duke shmangur një katastrofë të mundshme.

    “Territori i Katarit është i sigurt. Nuk ka viktima, falë ndërhyrjes së menjëhershme të mbrojtjes sonë ajrore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se vendi rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    Ndërkohë, hapësira ajrore e Katarit është mbyllur, dhe mbi 10,000 trupa amerikane ndodhen në gatishmëri të lartë. Irani pranoi sulmin, duke e quajtur atë një “hakmarrje të drejtpërdrejtë” pas goditjeve amerikane në objektet bërthamore të Teheranit në fundjavë.

    Tensionet në rajon janë në kulm, ndërsa vendet fqinje si Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po përgatiten për çdo skenar.

  • Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjine Çaushit: Nuk është ky…

    Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjine Çaushit: Nuk është ky…

    Deputeti socialist në largim, Petro Koçi ka komentuar për herë të parë publikisht stilin e disa prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, duke i konsideruar disa sjellje të tyre si të papërshtatshme për imazhin e partisë.

    Koçi u ndal veçanërisht te rasti i Zegjine Çaushit në Qarkun e Fierit, e cila u bë virale në rrjetet sociale për videot thumbuese ndaj Gazment Bardhit.

    Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze” u shpreh Koçi.

    I pyetur nëse të rinjtë që dolën nga zgjedhjet e fundit janë e ardhmja e PS-së, Koçi tha se kjo do të varet nga rruga që ndjekin dhe nga stërvitja politike që marrin.

    “Si brez janë e ardhmja, por si persona do të varet. Disa prej tyre do të jenë vërtet talente sepse edhe do të stërviten dhe kaliten,” përfundoi Koçi.

  • Tentoi të ndalojë tështimën, mjekët e spitalit tr*nditen nga ajo qe i ndodhi të riut

    Tentoi të ndalojë tështimën, mjekët e spitalit tr*nditen nga ajo qe i ndodhi të riut

    Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.

    Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ai shkoi me daullen e veshit te care nga presioni i madh i teshtimes

    Menjëherë pyetja e parë që doktorët i bënë ishte cfare te ka ndodh kush te ka godit por përgjigjja që morën i habiti.

    34-vjeçari rrëfeu se i ndodhi kjo gje se mbajti teshtimen

    Nëse e mban teshtimën me forcë, mund të shkaktosh disa pasoja jo të këndshme për shëndetin. Ja çfarë mund të ndodhë:

    🔴 Rritje e presionit në kokë dhe gjoks – Mbajtja e ajrit gjatë teshtimës rrit presionin në mënyrë të menjëhershme dhe mund të ndikojë në enët e gjakut ose në veshët.

    🔴 Dëmtim i timpanit të veshit – Ajri që nuk del jashtë mund të kalojë përmes kanaleve të brendshme të veshit, duke shkaktuar dhimbje ose në raste të rralla, dëmtime.

    🔴 Dëmtim i enëve të gjakut në fytyrë ose sy – Ka pasur raste të raportuara ku kapilarë të vegjël në sy ose fytyrë janë çarë për shkak të presionit.

    🔴 Plagosje e diafragmës ose shpinës – Në raste ekstreme, forca e madhe e shtypur brenda trupit mund të shkaktojë probleme muskulare apo dhembje në shtyllën kurrizore.

    ✅ Zgjidhja? – Më mirë është ta lesh teshtimën të dalë lirshëm, por në mënyrë të sjellshme: mbuloje me bërryl ose një faculetë që të shmangësh përhapjen e mikrobeve.

    Teshtitja është një mekanizëm mbrojtës i trupit – nuk është ide e mirë ta ndalosh me forcë!

  • READY FOR WAR: Iran Strikes Back — Attacks U.S. Military Base (VIDEO)

    READY FOR WAR: Iran Strikes Back — Attacks U.S. Military Base (VIDEO)

    Iran has launched a retaliatory strike, firing several missiles toward American military bases in Qatar and Iraq.

    Foreign media, citing an Israeli official, report that Iran specifically targeted U.S. bases in Qatar. According to Sky News, Iran launched ballistic missiles at the Al Udeid Air Base in Qatar on Monday afternoon.

    This escalation comes just hours after official warnings from the United States and the United Kingdom, advising their citizens in Qatar to shelter in place as a precautionary measure.

    Meanwhile, in Iraq, the Ain al-Asad U.S. military base activated its air defense systems amid fears of a possible Iranian strike.

    Tensions are rising fast — the region braces for potential fallout.

  • Gati për luftë/ Nis hakmarrja! Irani sulmon bazën ushtarake Amerikane (VIDEO)

    Gati për luftë/ Nis hakmarrja! Irani sulmon bazën ushtarake Amerikane (VIDEO)

    Irani ka nisur hakmarrjen pasi ka lëshuar disa raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

    Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar. Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

    Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pas paralajmërimeve zyrtare nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat këshilluan qytetarët e tyre në Katar të strehohen në vend, si masë paraprake.

    Në të njëjtën kohë, edhe në bazën amerikane Ain al-Asad në Irak është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore, nga frika e një sulmi të mundshëm.

  • LAJM | TIRANA “SHPËRTHEN” NË GOOGLE PAS GAFËS SË SEKRETARIT AMERIKAN – KËRKIMET RRITEN ne STRATOSFERE , INTERES EDHE NGA IZRAELI DHE IRANI! 🌍📈

    LAJM | TIRANA “SHPËRTHEN” NË GOOGLE PAS GAFËS SË SEKRETARIT AMERIKAN – KËRKIMET RRITEN ne STRATOSFERE , INTERES EDHE NGA IZRAELI DHE IRANI! 🌍📈

    Pas lapsusit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ngatërroi kryeqytetin e Iranit Teheran me Tiranën, kryeqyteti shqiptar ka përjetuar një “boom” të papritur në internet.

    Sipas të dhënave të Google Trends, kërkimet për fjalën “Tirana” janë rritur me 500% brenda 24 orëve të fundit!

    Më e habitshmja? Një pjesë e madhe e kërkimeve vijnë nga SHBA, Izraeli dhe vetë Irani, ku njerëzit po përpiqen të kuptojnë pse përmendet Tirana në kontekstin e një sulmi bërthamor.

    Kjo ngatërresë, ndonëse e pavetëdijshme, ka sjellë një valë të re vëmendjeje ndërkombëtare ndaj Shqipërisë – dhe sidomos ndaj kryeqytetit të saj.

  • A po planifikon pushime në Shqipëri? Gafa e Sekretarit Amerikan ndez rrjetin: “B-2 hynë në Tiranë… më falni, Teheran!” 🇺🇸✈️🇦🇱

    A po planifikon pushime në Shqipëri? Gafa e Sekretarit Amerikan ndez rrjetin: “B-2 hynë në Tiranë… më falni, Teheran!” 🇺🇸✈️🇦🇱

    Një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndezur rrjetin, pasi ai ngatërroi kryeqytetin e Iranit, Teheranin, me… Tiranën! Në një konferencë për shtyp ku fliste për sulmin ndaj bazave bërthamore të Iranit, Hegseth tha pa dashje:

    “B-2 hynë dhe goditën në Tiranë… më falni, Teheran.”

    Gafa u bë menjëherë virale, por shumë përdorues në rrjete sociale po bëjnë një pyetje tjetër:

    Mos vallë zoti Hegseth kishte Tiranën në mendje sepse po planifikon pushime në Shqipëri? ☀️🇦🇱

    Me plazhet e bukura të jugut, ushqimin tradicional dhe mikpritjen shqiptare, nuk do ishte çudi që Tiranën ta kishte ndër mend në vend të Teheranit!

    Thjesht një lapsus apo një shenjë që Shqipëria po i hyn edhe politikës globale?