Author: Editorial

  • Burri vr*t gruan bashke me instruktorin e palestres, gruaja nënë e 7 fëmijêve

    Burri vr*t gruan bashke me instruktorin e palestres, gruaja nënë e 7 fëmijêve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Kaliforni, ku influencerja e njohur e fitnesit, Zamora, 40 vjeçe, është vrarë së bashku me partnerin e saj nga bashkëshorti i ndarë, Tomas Lizarraga, 45 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një restoranti sushi, ndërkohë që Zamora ishte duke darkuar me partnerin e saj të ri, 43-vjeçarin Hector Garduno.

    Zamora ishte nënë e 7 fëmijëve, të moshave nga 8 deri në 24 vjeç, ndërsa partneri i saj Hector ishte baba i katër fëmijëve. Sipas autoriteteve, Lizarraga kishte ndjekur për rreth një orë viktimat para se të kryente aktin fatal. Ende nuk dihet saktësisht si e kishte zbuluar vendndodhjen e tyre.

    Pas të shtënave, që ndodhën në parking, skena e krimit tërhoqi vëmendjen e disa oficerëve policorë jashtë shërbimit, përfshirë një zëvendës-sherif të Qarkut San Bernardino, i cili ndodhej në trafik pranë vendngjarjes. Ai ndërhyri menjëherë, u përball me të dyshuarin dhe gjatë përleshjes Lizarraga u qëllua për vdekje nga oficeri.

    Dy viktimat e tjera, Zamora dhe partneri i saj Garduno, u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërruan jetë si pasojë e plagëve.

    Pak ditë para ngjarjes, Zamora kishte publikuar në rrjetin e saj social Instagram një video nga pjesëmarrja në podkastin HERizon, ku fliste hapur për vështirësitë e divorcit dhe konfliktet me ish-bashkëshortin e saj. Ajo shkroi: “Me burra si këta, kujt i duhen armiq? Në vend që të më mbështesësh, je duke u përpjekur të më shkatërrosh.”

    Pas tragjedisë, vajza e saj ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe mbështetjen e gjashtë fëmijëve të tjerë të Zamorës. Deri të martën në mëngjes, janë mbledhur mbi 21,200 dollarë.

  • Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuj jam serb, sesa kosovar

    Aktori Xhevdet Jashari: Më mirë thuj jam serb, sesa kosovar

    Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, përcjell Periskopi.

    Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne jemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar. Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar”, tha ai.

    “Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, ka thënë Jashari në Tëvë1.

  • Ku ka femer qe te mban ty per burre more, ti je si…! Eni Çobani ia pl*s në sy të ftuarit

    Ku ka femer qe te mban ty per burre more, ti je si…! Eni Çobani ia pl*s në sy të ftuarit

    Pas telefonatës me nënën e Vangjelisë, zonjën Qazime përmes së cilës u sqarua se paratë nga kontrata e qiradhënies së tokës së tyre ndaj TAP, kanë shkuar për djalin e sëmurë, Safeti vijon të jetë i nxehur.

    Gjatë lidhjes telefonike me vjehrrën në “Shihemi në Gjyq” ai iu kthye me fjalë të ashpra 80-vjeçares e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia. Shpërthimet e tij të vazhdueshme shkaktojnë një reagim të fortë nga ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani.

    Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

    Safet: E kam ndarë unë!

    Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

    Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

    Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

    Safet: Ka mbaruar puna!

    Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

    Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

    Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

    Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

    Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them.

  • Me shpejtësi 120 km/h”, rruga e re që nis nga Tirana dhe mbaron drejt…

    Me shpejtësi 120 km/h”, rruga e re që nis nga Tirana dhe mbaron drejt…

    Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për ndërtimin e By–Passit që nis në Mullet dhe përfundon në Kashar.

    Kjo rrugë synon të lidhë drejtpërdrejt superstradën Tiranë-Durrës dhe rrugën Tiranë-Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet. Sipas projektimit, traseja do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.

    Rruga do të kalojë në një terren fushor dhe kodrinor, duke përfshirë ndërhyrje të thella teknike si ura të dyfishta mbi lumin Erzen, ndërtim të një tuneli të ri në Rrogozhinë, dhe vendosjen e tre nyjeve kryqëzimi. Një nga to është me rrugën ekzistuese Tiranë–Durrës (Plepa), ku parashikohet një nyje hyrëse-dalëse për zonat përreth. Dy të tjerat lidhen me autostradën Kashar–Rrogozhinë dhe autostradën Tiranë–Elbasan.

  • Gruaja nga Kavaja nis të falet, burrie ndan dhe i merr femijet

    Gruaja nga Kavaja nis të falet, burrie ndan dhe i merr femijet

    Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo thotë, se u ndanë pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët.

    Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.

    Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.

    “Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.

    Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.

    Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.

    Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.

    Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.

    Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.

    Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.

    Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?

    Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?

    Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?

    Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.

    Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?

    Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.

    Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.

    Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?

    Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.

    Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.

    Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?

    Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.

    Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.

    Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.

    “Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.

  • “Dua te vd*s sipër burrin tim duke..”, Eneda Tarifa e “çm*ndur” pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre

    “Dua te vd*s sipër burrin tim duke..”, Eneda Tarifa e “çm*ndur” pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre

    Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare, janë bashkuar në një projekt të veçantë artistik që mban firmën e Ardit Gjebreas. Të njohura për karrierën e tyre të gjatë, zërin potent dhe personalitetin karizmatik, këto artiste janë kthyer në simbole të muzikës shqiptare ndër vite, duke mbledhur përreth vetes mijëra fansa dhe admirues në të gjitha trojet shqipfolëse.

    Ky bashkëpunim i rrallë është shoqëruar me interes të madh nga publiku, i cili ka mirëpritur me entuziazëm çdo informacion apo pamje të shpërndarë nga prapaskenat. Fotot dhe videot nga momentet e përgatitjes, prova apo thjesht batutat mes artisteve, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

    Një nga videot që ka bërë më shumë bujë është ajo ku Ardit Gjebrea, duke ruajtur stilin e tij karakteristik plot humor dhe ngacmime të lezetshme, u drejtohet vajzave me një pyetje jo fort të zakontë: “Si do donit të vdisnit?”

    Secila prej tyre jep një përgjigje me stilin dhe natyrën e vet, por ajo që “rrëmbeu” gjithë vëmendjen dhe shpërthimet e të qeshurave ishte Eneda Tarifa. Me plot sportivitet dhe pa filtra, këngëtarja iu përgjigj pyetjes me një batutë që la pa fjalë të gjithë:
    “Unë do doja të vdisja mbi bashkëshortin tim!”

    Reagimi i menjëhershëm ishte një valë e madhe të qeshurash, ndërsa videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar të javës. Fansat, përveçse u argëtuan me batutën, vlerësuan edhe natyrën e drejtpërdrejtë dhe guximtare të Enedës, e cila prej kohësh njihet për shpirtin e lirë dhe sensin e saj të humorit.

    Ky projekt, që po përgatitet me shumë përkushtim nga Ardit Gjebrea dhe stafi i tij, pritet të jetë më shumë se thjesht një performancë muzikore – një festë emocionesh, nostalgjie dhe arti i vërtetë në skenë. Bashkimi i katër femrave që kanë bërë histori me këngët, stilin dhe qëndrimin e tyre ndaj artit, vjen si një dhuratë për publikun që ka ndjekur çdo hap të tyre ndër vite.

    Ndërkohë që data e publikimit ende nuk është bërë zyrtare, pritshmëritë janë të larta dhe çdo dalje, qoftë edhe nga prapaskena, shton më shumë kuriozitetin e publikut. Ky projekt po shndërrohet gradualisht në një ndër ngjarjet më të mëdha artistike të vitit, që jo vetëm risjell zëra të fuqishëm, por edhe thekson forcën, inteligjencën dhe humorin e gruas shqiptare në art.

  • 🚨 Shqipëria tronditet nga një seri tërmetesh brenda 24 orëve – mbi 30 lëkundje të ndjera në zonën qendrore!

    🚨 Shqipëria tronditet nga një seri tërmetesh brenda 24 orëve – mbi 30 lëkundje të ndjera në zonën qendrore!

    Një seri tërmetesh ka goditur Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar panik dhe pasiguri në shumë qytete. Harta sizmike e ditës tregon mbi 30 epiqendra aktive, kryesisht në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe zonat përreth.

    🔴 Tërmeti më i fortë është regjistruar me magnitudë 3.4 Rihter, pranë Durrësit, dhe është ndjerë fuqishëm në Tiranë, duke nxitur reagime të menjëhershme në rrjete sociale.

    🟡 Sipas të dhënave vizuale:

    Pikat blu e të verdha tregojnë se tërmetet janë ndjerë në mënyrë të konsiderueshme. Një numër i madh raportimesh janë regjistruar nga qytetarët në një rreze të gjerë, çka tregon aktivitet të shtuar sizmik.

    💬 Ekspertët thonë se ky është një zinxhir pasgoditjesh dhe mikrolëkundjesh që mund të shoqërojë zona aktive siç është ajo e Durrësit, por nuk përjashtojnë mundësinë e lëkundjeve të tjera gjatë ditëve në vijim.

    📍 Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por institucionet janë në gatishmëri.

  • Apartamenti i saj u shkrumbua nga flakët? Reagon për herë të parë Françeska Murati

    Apartamenti i saj u shkrumbua nga flakët? Reagon për herë të parë Françeska Murati

    Françeska Murati ka reaguar pas flakëve që përfshinë pallatin në zonën ku ajo ka blerë një banese të re pranë Liqenit Artificial.

    Në një postim në instagram, ajo thekson se bëhet fjalë për një banesë tjetër dhe nuk eshte shtëpia e saj ajo që është përfshirë nga flakët.

    gjithçka eshte në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë—mbështetja juaj me preku shume. Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm mos me hap panik kot me video te tilla , pike se pari nuk ishte kati im por gjss gjithcka u vu ne kontroll pe pune minutash fal administates fantstike qe kujdeset per ne dhe everything is totally fine now”, shprehet ajo.

  • A kër*ënohet Shqiperia nga nje tjeter termet i forte? Sizmologu tregon zonen me te rrezikuar

    A kër*ënohet Shqiperia nga nje tjeter termet i forte? Sizmologu tregon zonen me te rrezikuar

    Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 05:05 minuta. Epiqendra ishte në zonën e Niklës, në një thellësi prej 17 kilometrash.

    Lëkundja u ndje në kryeqytet dhe në zonat përreth, si dhe në Durrës ndërsa nuk u raportua për dëme.

    Sizmiologu Damiano Koxhaj, i ftuar në emisionin “7pa5” tha se nuk mund të bëhen parashikime dhe pas tërmetit të sotëm nuk mund të thuhet me saktësi nëse do të ketë një tërmet tjetër. Sizmiologu u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

    Sizmiologu Damiano Koxhaj: Është një tërmet që ndihet, por mundësia që të shkaktojë dëme është e vogël. Thellësia është relativisht e vogël dhe kjo bën që tërmeti të ndihet më shumë. Tërmetet nuk parashikohen, ato monitorohen, studiohen. Të bëhen parashikime se kur do të jetë tërmeti i radhës është e pamundur.


    -A ishte tërmeti që goditi vendin tonë sot një paralajmërim për një tërmet më të fuqishëm?

    Sizmiologu Damiano Koxhaj: Nuk e themi dot, është e pamundur që të parashikohet. Deri tani ka pasur pasgoditje në zonën që është afër këtij tërmeti. Është diçka e mirë pasi tregon që situata mund të jetë duke u përmirësuar.

    -Cili është probabiliteti që të ketë një tërmet të magnitudës 5 ballë?

    Sizmiologu Damiano Koxhaj: Nuk është e çuditshme që të ketë një tërmet me magnitudë të tillë. Në këtë zonë, gjatë qershorit ka pasur një seri paragoditjesh, rreth 27 tërmete të tjera me magnitudë më të vogël. Presim që të ketë pasgoditje. Pasgoditjet po vijojnë dhe është brenda normalitetit të një tërmeti.

    Sizmiologu tha se vendi ynë është një zonë aktive sa i përket aktivitetit sizmik dhe sipas tij, pjesa perëndimore është me aktivitet më të shtuar sizmik.

  • Pergj*ken rruget tona, vd*s 15 vjecari

    Pergj*ken rruget tona, vd*s 15 vjecari

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku ka humbur jetë një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”.

    I mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë dhe ka humbur jetën.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që priten detaje të tjera në vijim mbi identitetin e drejtuesve të mjeteve.