Author: Editorial

  • Selvije Jao zbulon marrëdhënien e këngëtarit me të birin: 

    Selvije Jao zbulon marrëdhënien e këngëtarit me të birin: 

    Vetëm pak javë pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka zgjedhur të thyejë heshtjen, duke folur për herë të parë mbi bashkëprindërimin me të dhe përkushtimin ndaj djalit të tyre, Roel.

    Përmes një “Ask me questions” në Instagram, Selvije u pyet nga një ndjekës se si është të jetë njëkohësisht nënë dhe baba për Roelin.

    “Faleminderit, Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të.”

    Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Selvije nuk nguroi të theksojë rolin e rëndësishëm të Shpatit në jetën e djalit të tyre:

    “Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”

    Nga ana tjeter vete Shpat Kasapi, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Selvije Jao, duke zbuluar ndër të tjera shkaktarin e këtij fundi.

    Me anë të një ‘InstaStory’ në Instagram, Shpati, ka nënkuptuar se  ka gabuar ai ndaj partneres së tij teksa zemerthyer shkruan: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”

    Nga ana tjetër jo më larg se dy ditë më parë ishte Selvija qe me anë të një postimi në Instagram, njoftoi ndjekësit se po largohet nga Tirana, qytet me të cilin tashmë e lidhin kujtime të thella personale.

    “Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet,” shkroi Selvija në një InstaStory.

    Ajo shton se në çdo cep të kryeqytetit ka lënë pjesë të shpirtit të saj, një grua që, siç thotë ajo, “luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj”, ndërsa në postim nuk përmend në asnjë rresht  Shpat Kasapin. Make up artistja nga Gostivari la të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin.

    Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.

    “Mos më thoni më ‘Nuk kam kohë’ apo ‘Nuk kam motivim’, sepse nuk e dini sa shumë do t’jua ndryshojë jetën,” kishte shkruar ajo më herët, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.

    Tashmë, me konfirmimin e saj publik, bëhet e qartë se rrugët e Selvijes dhe Shpatit janë ndarë. Edhe pse ndarja nuk është shoqëruar me deklarata zyrtare nga këngëtari, postimi i Selvijes flet qartë për një mbyllje të një kapitulli të rëndësishëm në jetën e saj.

    Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.

    Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

    Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.

    Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla.

    Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

    “Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

    Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”

    E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.

    Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.

    Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,- e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij.

  • 33 milione euro pasuri! Vipat e Instagramit e ‘pesojne’ keq nga shteti, ja cdo u bëjnë lekeve

    33 milione euro pasuri! Vipat e Instagramit e ‘pesojne’ keq nga shteti, ja cdo u bëjnë lekeve

    Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohen për mosdeklarimin e të ardhurave të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara kap shifrën e 33 milionë eurove.

    “Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

    Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njoftojnë Tatimet.

    Në fund të marsit të këtij vitit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që kanë fituar para nga rrjetet sociale, t’i deklarojnë ato në Deklaratën Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), në mënyrë që të mos ngarkohen me gjoba e kamatëvonesa. Të gjitha të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet tatimi prej 15%.

  • Kush jane shtetet qe i ofruan azil politik? Ilir Meta ‘hap thesin’ dhe zbulon sekretet e renies se tij

    Kush jane shtetet qe i ofruan azil politik? Ilir Meta ‘hap thesin’ dhe zbulon sekretet e renies se tij

    Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rrëfyer për herë të parë se ishte paralajmëruar nga miq ndërkombëtarë për arrestimin e tij dhe madje i ishte ofruar azil politik në vende të Bashkimit Europian dhe NATO-s, por ai e kishte refuzuar.

    Në një deklaratë nga burgu, Meta zbulon se përpara arrestimit kishte marrë telefonata dhe mesazhe shqetësuese nga të njohur të huaj dhe shqiptarë, të cilët e këshillonin që të mos kthehej në Shqipëri.

    “Pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar dhe dashamirës më tha: mos u kthe këto ditë, sa të qetësohen gjërat. Të premten u thashë: pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.”, ka deklaruar Meta.

    Ai shton se përveç paralajmërimeve për arrest, i ishte ofruar mbështetje për azil politik në disa shtete të rëndësishme ndërkombëtare:

    Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO-së. Por nuk e pranova.”

    Meta thekson se kundërshtarët politikë arritën të izolonin figurën e tij dhe të dobësonin opozitën në opinionin publik, por ai është i bindur se në plan afatgjatë “fitorja i përket atij dhe të gjithë patriotëve”.

    Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për opozitën dhe klimën politike në vend, duke ngritur sërish pikëpyetje për proceset hetimore, rolin e faktorit ndërkombëtar dhe fatin e lidershipit opozitar në Shqipëri.

  • Prezanton emision kur nuk di shqip, Beniada Nishani i përgjigjet Aulona Mustës

    Prezanton emision kur nuk di shqip, Beniada Nishani i përgjigjet Aulona Mustës

    Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun. Gjatë bisedës, Aulona u shpreh me tone kritike për aftësitë gjuhësore të Beniadës, duke thënë:

    Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”

    Pas publikimit të trailer-it të emisionit të ri që ajo do të drejtojë, Beniada ka ndarë në InstaStory një video që shumë e kanë interpretuar si një kundërpërgjigje për Aulonën.

    Në video, ajo thotë:

    “Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas dy fëmijët me monopatin

    Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas dy fëmijët me monopatin

    Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatinë.

    Për pasojë, dy fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Nga thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajn tek pjesëmarrja në një film p*ronografik, rrëfehet Ledri Vula: 

    Nga thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajn tek pjesëmarrja në një film p*ronografik, rrëfehet Ledri Vula: 

    Edhe pse jo drejtpërdrejt lidhur me aludimet, ai u pyet gjatë një interviste nëse do të lidhej ndonjëherë me një personazh të njohur të showbiz-it, si Xhensila për marketing apo famë.

    “Nuk bëhet kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh për fansat. Nuk jam lidhur kurrë me dikë për çështje showbizzi, nuk jemi kukulla, ” u shpreh Ledri.

    Përveç çështjeve të zemrës, reperi u provokua edhe me një pyetje pikante.

    I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike.

    – Nëse të propozojnë të luash në një film +18, çfarë do të bëje?

    Ledri: Po varet prej protagonistes.

    – Po nëse do ta luaje vetëm, solo?

    Ledri: Jo, jo, faleminderit! – u shpreh reperi per “Pushime On Top”

    Kujtojmë se thashethemet për një romancë mes Ledrit dhe Xhensilës nisën teksa çifti u panë së bashku teksa po prodhonin një projekt muzikor së bashku.

  • 🧨 ISH-BANORI PLAS “BOMBA”: FITUESJA MBANTE TELEFON NË BIG BROTHER! 😱📱 ( video )

    🧨 ISH-BANORI PLAS “BOMBA”: FITUESJA MBANTE TELEFON NË BIG BROTHER! 😱📱 ( video )

    Ish banori tregon prapaskena tronditëse nga shtëpia më e famshme:

    “Një herë hyra në dhomën e rrëfimit dhe kishte një tabelë me shkrim. U thashë ‘hiqeni këtë, se s’kam nevojë të lexoj!’ – më thanë që kisha hyrë gabim, dhoma s’ishte për mua!”

    Por akuza më e rëndë vjen për fituesen:

    “Ajo kishte telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen!” 😳

    A po manipulohen lojërat në Big Brother?

    Komento mendimin tënd! 👇👇

  • Dhimbje e madhe! VD*S aktori i madh i komedise, qe e donin te gjithe

    Dhimbje e madhe! VD*S aktori i madh i komedise, qe e donin te gjithe

    Ikona e pavdekshme e komedisë italiane, Alvaro Vitali, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që ka bërë breza të tërë të qeshin. Aktori u shua pasditen e sotme në shtëpinë e tij në Romë, pasi vuante nga një bronkopneumoni e përsëritur. Prej dy javësh ai ishte shtruar në spital, por kishte vendosur të rikthehej në shtëpi, ku edhe mbylli sytë përgjithmonë.

    I njohur për publikun shqiptar dhe italian si Pierino – personazhi i çiltër, dinak dhe komik që hyri në histori – Alvaro Vitali nuk ishte thjesht një aktor, por një simbol i kinemasë popullore italiane. Nga humori i pafajshëm i viteve ’70 e deri te satirat televizive të viteve të fundit, ai mbeti gjithmonë i freskët dhe i dashur për publikun.

    Vitali lindi më 3 shkurt 1950 në Romë dhe u zbulua nga vetë mjeshtri Federico Fellini, i cili i besoi rolin e tij të parë në filmin “Fellini Satyricon” në vitin 1969. Më pas, ai luajti edhe në filma të tjerë të Fellinit si “I Clowns” dhe “Roma”, duke vendosur themelet e një karriere që do të shpërthente në dekadat që pasuan.

    Në vitet ’70 dhe ’80, Vitali u bë një nga figurat më të kërkuara të kinemasë komike italiane, duke luajtur në qindra komedi krah aktorëve të famshëm si Lino Banfi, Edwige Fenech dhe Renzo Montagnani. Me pamjen e tij karakteristike dhe mënyrën unike të të folurit, ai u kthye në ikonë të komedisë erotike italiane – një zhanër që shënoi një epokë të tërë.

    Në vitet e fundit, ai fitoi sërish popullaritet falë imitimit të ish-shefit të Ferrari-t, Jean Todt, në emisionin satirik “Striscia la Notizia”, duke u afruar me një brez të ri audiencash.

    Humbja e tij lë një boshllëk të madh në kinemanë dhe televizionin italian, por trashëgimia e tij do të jetojë përmes qindra roleve që na kanë bërë të qeshim, të prekim nostalgjinë dhe të rikujtojmë fëmijërinë.

    Pusho në paqe, maestro i buzëqeshjes. 🕊️

  • Kur të q… ty , që ngele shtatzënë?”- Ish-i dashuri s’njeh vajzën, gruaja e gozhdon te Arditi: Të kujtohet kur ti ishe duke.

    Kur të q… ty , që ngele shtatzënë?”- Ish-i dashuri s’njeh vajzën, gruaja e gozhdon te Arditi: Të kujtohet kur ti ishe duke.

    Në seancën e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Bukuria tregoi gjithë problemet me ish-bashkëshortin dhe faktin që ai nuk pranon vajzën e tyre. Ata nuk kanë bërë as celebrim, për shkak të gjyqit që ish-partneri i saj kishte me ish- gruan e parë.

    Në një lidhje telefonike, Ismaili u shpreh se ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën dhe dyshimet që ka në lidhje me atësinë e vajzës.

    Ata gjatë seancës ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese dhe tone të larta. Bukurie e akuzoi për një tjetër lidhje, ndërsa Ismaili si një grua mashtruese.

    Ismail: Zonja Eni ka mundësi le të flasi, se unë sot do ja heq maskën asaj. Doja shumë të vija në Shqipëri, por janë mbyllur kufijtë, por pa ja hequr maskën asaj, unë nuk e lë me kaq. Unë kam dy pyetje, nuk flas më shumë!

    Eni Çobani: Ti s’je martuar asnjëherë me zonjën Bukurie, por keni sjellë në jetë një fëmijë?

    Ismail: Jo asnjëherë dhe nuk ka shans të martohet ajo me mua! Mashtruesja!

    Eni Çobani: Atëherë të lutem ju pas kthimit të Bukuries, në familjen e zonjës Xhevrie keni prerë çdo lloj komunikimi, nuk keni asnjë lloj kontakti, asnjë lloj detyrimi ndaj fëmijës së vogël.

    Ismail: Jo, jo këtu do dal kundra unë. Tani do flas unë.

    Bukurie: Ky është mësuar moj zonja Eni!

    Ismail: Ajo kur është kryer në familjen e Xhevries, le ta dëgjojnë të gjithë live, do flasim të vërtetën. Xhevrie një dhe Bukuria dy, të nxirrni videot se unë videot i çoj në YouTube.

    Xhevrie: Çfarë është duke thënë?

    Ismail: Nuk mbaroj me kaq me këto unë, kë rcënimet që kanë bërë ato, nuk ka vde kur Ismaili.

    Bukurie: Nga ne asnjë kërcënim!

    Ismail: Ajo është një femër e ndyrë që ka ardhur aty.

    Bukurie: Ti ke marrë një grua rrugësh, që ka lënë burrin në krevat dhe bredh me ty.

    Ismail: Ka mundësi…

    Bukurie: O pijanec, o injorant!

    Ismail: Nuk do mbarosh me kaq me mua! Do më tregosh ti që ke bërë fëmijën. Kur ke fjetur me mua?

    Ardit Gjebrea: Ismail ti bëre një pyetje?

    Ismail: Kur ke fjetur me mua ti? Unë kur kam qenë në Shqipëri ka qenë Mars. Kur ke ngelur shtatzënë ti?

    Eni Çobani: Zoti Ismail ju nuk e pranoni që vajza është e juaja apo jo?

    Ismail: Pa e bërë ADN-në, me atë lloj fytyre unë nuk e pranoj kurrë në jetë, se unë e njoh veten nuk jam budalla. Unë jam i zoti i vetes.

    Eni Çobani: Ismail pak më i qetë!

    Ismail: Ajo goca është nga unë, e kam shpëtuar unë jetën e saj, i kam thënë nuk do ta heqësh vajzën!

    Eni Çobani: Ju pretendoni, se janë shumë të rënda këto fakte..

    Ismail: Jo fakte, i kam disqe, unë do ja heq maskën ku e ka.

    Bukurie: Pse nuk erdhe kur ishe aq burrë, apo kishe frikë që mos bëhej publike?

    Ismail: Ti je një copë mashtruese, një copë hajdute, të gjitha të këqijat i ke ti.

    Bukurie: Më ngatërron me veten dhe atë që ke marrë me vete, që bredh rrugëve.

    Eni Çobani: Ismail të lutem! Nuk të kam thirrur të bësh fyerje publike.

    Ismaili: Ti me nënën tate pisëllëqet që ke folur!

    Xhevrie: O maskara, o idiot!

    Bukurie: Ti je mësuar me një p…. rrugësh!

    Ismaili: Ta tregoj unë, mos u mërzit!

    Eni Çobani: Jo, jo do ta ndërpresim seancën, se kështu nuk bëhet, nuk të kam thirrur as ty që të shfrysh mbi Ismailin dhe Ismaili me ty!

    Ismaili: Do ta nxjerr maskën unë ty!

    Bukurie: Ismaili po të jetë burrë të bëjë analizën tek të tre gocat dhe të shikojë se kush është e tij.

    Eni Çobani: Nuk e vazhdojmë dot Ardit. Kjo vetëm seancë normale nuk mund të jetë. /

  • Lekët e ashensorit do paguhen me detyrim”/ Ligji i ri: Administratori do të marrë një…

    Lekët e ashensorit do paguhen me detyrim”/ Ligji i ri: Administratori do të marrë një…

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, shpjegoi rregullat e reja që do të legjitimojnë administratorët e pallateve dhe do t’i bëjnë pagesat mujore të detyrueshme me ligj!

    Do të krijojmë së pari një listë me administratorët, se ka qenë një person që ligji e njihte, por kur dikush nuk donte t’i jepte paratë, nuk kishte çfarë të bënte. Administratori merr një numër Nipt-i pranë institucioneve dhe kështu ka mundësi të xhirojë një faturë, që është një titull ekzekutiv. Nuk ka më nevojë të thotë s’të jap çipin nëse nuk bën pagesën mujore. Ajo faturë mban disa elementë, është detyrim fiskal për t’u paguar nga qytetari”, tha Mazniku.

    Sipas tij, administratori i pallatit do të ketë mundësi të hapë edhe një llogari bankare, ku përveç kostove mujore për pastrimin, ashensorin apo shërbime të tjera në pallat, të ruajë edhe një fond rezervë.