Author: Editorial

  • Ledri tha se nuk do bashkëpunonte me të, reagon për herë të parë Jozi

    Ledri tha se nuk do bashkëpunonte me të, reagon për herë të parë Jozi

    Pas gjithë kritikave që pasuan episodin e tij me Gjestin në Big Brother VIP, Jozi Marku po tregon se nuk ka ndërmend të heshtë – as në rrjete sociale dhe as në skenë.

    Sonte, këngëtari konfirmoi se do të udhëtojë javën tjetër drejt Kosovës për një performancë në një dasmë, duke theksuar se “publiku kosovar e do, e fton dhe e zgjedh”

    Por komentet në Instagram nuk kanë munguar. Në një story, një ndjekës i rikujtoi deklaratën e Ledri Vulës, i cili së fundmi tha se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.

    Në reagimin e tij, Jozi ka ironizuar duke thënë:

    “Kingjat në tufë, luani vetëm në fron.”

    Një fjali që, sipas ndjekësve, nuk i drejtohet vetëm Ledrit, por të gjithëve që kanë tentuar ta përjashtojnë nga skena ose ta etiketojnë.

  • I ‘zhd*kur’ prej javesh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishte e largimit te Kozakut

    I ‘zhd*kur’ prej javesh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishte e largimit te Kozakut

    Pas një mungese në rrjetet sociale, Kozak Braçi, një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentueshme të Instagramit dhe TikTok-ut – më në fund ka reaguar.

    Prej disa javësh, ndjekësit e tij kanë vënë re mungesën e aktiviteteve të zakonshme, çka ka ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e tij.

    Së fundmi, vetë Kozaku ka ndarë një story në Instagram ku sqaron arsyen e kësaj tërheqjeje nga rrjetet. A

    i shkruan se është kthyer në shtëpi pas disa problemeve me familjarët e tij, që kanë përfunduar në spital. “S’kam qenë në terezi,” shprehet ai me sinqeritet, duke treguar se situata ka qenë e rëndë edhe emocionalisht.

    Por ai gjithashtu premton se rikthimi i tij do të jetë i fuqishëm: “Nga sot do digjet rrjeti me emisione me mega lot,” thotë Kozaku, duke paralajmëruar një live në orën 22:00 që sipas tij do të “çudisë” ndjekësit.

  • 🔥 Jozi thyen heshtjen për Loredanën! A është ky një sinjal që dashuria e tyre nuk ka mbaruar?

    🔥 Jozi thyen heshtjen për Loredanën! A është ky një sinjal që dashuria e tyre nuk ka mbaruar?

    Një ndjekës i drejtohet Jozit në Instagram me pyetjen që i mundon të gjithë fansat:

    “Po me Loredanën vlla, se asigjo spo morim vesh, ça bëhet?”

    ❗️Dhe përgjigjja e tij s’ishte fare e ftohtë, përkundrazi:

    “Vlla çiftet i kalojnë do faza… zihu-pajtuhu-zihu-pajtuhu. Ndryshe s’ka kuptim.”

    💥 A ka më ndjenja mes tyre? Apo kjo është thjesht një mënyrë e ëmbël për të treguar që zemra s’është ftohur?

    Fansat janë të bindur: Jozi dhe Loredana ende e duan njëri-tjetrin dhe kjo “ngacmim me zemër” është shenjë që historia s’ka marrë fund!

    🗣 “Kush zihët, dohet”, thonë të vjetrit – dhe në rastin e tyre, duket që kemi të bëjmë me një lidhje që s’është fikur ende.

    💬 A do ketë një “comeback” të çiftit më të përfolur të rrjeteve sociale? Fansat mezi presin!

    Ja dhe nje shenje tjt qe jozi nuk e arron dot Lorin 😂
  • Lëvizje të forta lekësh, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj plot cm*nduri për shenjat!

    Lëvizje të forta lekësh, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj plot cm*nduri për shenjat!

    Muaji korrik do të jetë një periudhë mjaft interesante për të gjitha shenjat e horoskopit që do të gjenden para kapitujve të rinj.

    Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, klima yjore e korrikut ndikohet nga disa lëvizje të forta të planetëve që krijojnë mundësi për të papritura.

    Kalimi i Uranit në shenjën e Binjakëve më 7 korrik do të ndikojë deri në nëntor. Ky kalim do të sjellë një atmosferë plot ndryshime për disa shenja. Me hënën e plotë në Bricjap më 10 korrik, shumë shenja do të përballen me përgjegjësi dhe do të duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
    Ndërkohë, hëna e re në Luan më 24 korrik do të hapë mundësi për rifillime dhe baza të reja. Përveç klimës së përgjithshme, astrologia ndau parashikimin për çdo shenjë duke na udhëzuar si të shfrytëzojmë sa më mirë këtë muaj.

    Chrysanthi Kalogeri: Është një muaj i rëndësishëm. Kryesorja është që në datën 7 Urani kalon në shenjën e Binjakëve. Më në fund, Demi që e kishte kaq kohë çlirohet nga një stres ku gjërat e papritura befasojnë në përditshmëri, në jetën e tij. Të lindurit në ditët e fundit do të kenë një rikthim të vogël, por më 7 korrik do të kalojë në shenjën e Binjakëve ku do të qëndrojë deri më 7 nëntor ku do të qëndrojë në gradat e fundit të Demit dhe në 2026 kalon përfundimisht në shenjën e Binjakëve. Kalon Afërdita në Binjak në datën 4 ku do të qëndrojë thuajse gjatë gjithë muajit, por më parë do të takohet me Uranin kështu që do të kemi përfitime në fillim të muajit, të papritura, takime interesante të papritura dhe dashuri me shikim të parë, por edhe ndarje, prandaj kujdes si do ta përdorni energjinë në fillim të muajit. Nga ana tjetër kemi hënën e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik që na vë përpara përgjegjësisë ku përmes punës, disiplinës dhe organizimit sa më të mirë të vetes, përditshmërisë, do të kemi rezultatet që duam. Në datën 18 Mërkuri kthehet në prapavijë. Kujdes që në datën 16-17 sepse kur Mërkuri është në ndalesë për t’u kthyer në prapavijë, janë ditë më të vështira sesa kur zmbrapset dhe vazhdon kursin. Komunikimet, marrëveshjet, kontratat, bëjini deri në datën 18. Kujdes deri në datën 22, klima është më e acaruar për ndarje. Hëna e re në Luan në datën 24 korrik është totalisht transformuese. Do të kemi mbylljen e një kapitulli që nuk vjen në mënyrën më ideale, por kemi ripërtëritje, ndryshim thelbësor. Mund të dëgjojmë për udhëheqës apo ngjarje më të vështira në botë.

    Dashi – Korriku, një muaj shumë i rëndësishëm ku duhet të vendosni një ekuilibër midis jetës familjare, personale, karrierës dhe jetës sociale që do të jetë me kërkesa të larta me hënën e plotë më 10 korrik. Organizoni punën e përditshmërisë dhe do të shpërbleheni, madje disa nga ju mund të kenë ngritje në detyrë ose arritje të larta. Jeta personale, dashuria, krijimtaria, iniciativat, me hënën e re në datën 24 korrik janë në një klimë erotike, transformuese, mund të filloni një lidhje shumë pasionante dhe nëse doni një fëmijë, është periudha shumë e mirë. Afërdita në shtëpinë e tretë në Binjak, krijon shanse për kontakte, takime dhe promovimin e punës. Përfitoni deri në datën 18 sepse pas saj mund të hasni pengesa dhe deri në gusht do të keni rikthimin e personave nga e kaluara.

    Demi – Në datën 7 korrik, çliroheni nga prania e Uranit që ju stresoi sepse doni të dini çfarë ndodh nesër, keni rutinën tuaj dhe e keni të vështirë kur prishet. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, para largimit përfundimtar të Uranit, në ditët e para të muajit mund të keni shanse shumë të mira në jetën tuaj erotike, personale, mund të keni dashuri me shikim të parë, përfitime financiare, të bëni një revolucion të vogël, të çliroheni nga prangat e marrëdhënies ku gjendeni. Gjatë gjithë muajit fokusohuni në sferën financiare, ku do të keni përfitime dhe shpenzime. Në datën 7 nis një fazë ku duhet të jeni parashikues sepse s’do të keni stabilitet. Hëna e plotë në Bricjap është shumë e mirë, ju afron me të dashurit, mund të udhëtoni, të jeni më largpamës. Hëna e re në Luan në datën 24 sjell ndryshime rrënjësore për të lindurit në ditët e para të shenjës. Nëse ndryshimet vijnë nga faktorë të jashtëm duhet të ruani gjakftohtësinë, ndërsa nëse vijnë nga ju, mund të ndërroni shtëpinë, por sido të jetë, ka rinovim në jetën tuaj.

    Binjakët – Kalimi i Uranit në shenjën tuaj në datën 7 shënon fillimin e një periudhe 7-vjeçare për ju, për momentin do ta ndiejnë të lindurit në tri ditët e para të shenjës gjatë gjithë verës deri në fillim të nëntorit. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës, por ndoshta do të ndieni nevojën për të qenë më të lirë. Nga data 4 deri në fund të muajit, Afërdita sjell shanse ideale për të arritur me lehtësi ato që ju doni të realizoni, mirëpo nga data 19-22 kujdes në marrëdhëniet personale, në problemet që mund të paraqiten në familje, akset kryesore të jetës. Mos hyni në konflikte sepse mund të keni ndarje të përkohshme. Muaji është i përshtatshëm për t’u fokusuar në sferën financiare, ku do të keni të ardhura por duhet të jeni parashikues për detyrimet. Kujdes me hënën e re në datë 24 në shenjën e Luanit, me mënyrën si gjykoni mund të ndryshoni disa plane për të ardhmen, por kujdes në vendimet që do të merrni sepse mund të jenë përfundimtare dhe duhet të dini nëse përputhen me ju.

    Gaforrja – Jeni në një periudhë shumë të mirë sepse keni edhe Jupiterin, përfitoni deri vitin që vjen. Ky muaj dhe sidomos me hënën e plotë përballë jush në datën 10 sjell probleme, shanse në marrëdhënie e bashkëpunime. Nëse është momenti të merrni vendime për jetën personale, marrëdhënie e bashkëpunim, s’është koha e duhur. Duhet të fokusoheni në sferën financiare ku do të keni përfitime, por me hënën e re në Luan keni hapje, iniciativë që sjell transformim, ndaj kujdes me lëvizjet që do të bëni, të jenë të matura dhe të parashikuara. Do të keni ndihmë dhe mbështetje nga të afërmit, familja gjatë korrikut. Shfrytëzoni periudhën deri në datën 18 sepse pas saj mund të keni pengesa e vonesa.

    Luani – Hëna e plotë në datën 10 vendos fokusin në planet e punës, përditshmërisë, jini korrektë, të organizuar sepse do të shpërbleheni në sferën financiare. Gjeni kohën për të çlodhur dhe për të vendosur një ekuilibër. Kryesore është hëna e re që në shenjën tuaj në datën 24, ku do të bëni një fillim të ri që do të sjellë rinovim, ndryshime kryesore në jetë, marrëdhënie dhe bashkëpunime për të lindurit në ditët e para të shenjës. Ndryshimet mund të vijnë nga faktorë të jashtëm, nga të tjerët, nga marrëdhënia, bashkëpunimet, por mund të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj që do ju ndryshojnë këndvështrimin apo të ardhmen. Jeni në prag të një fillimi të ri. Keni mbështetje nga miqtë e rrethit social dhe futeni në një periudhë ku do të gjeni njerëz që i mbështesin këto synime.

    Virgjëresha – Korriku është shumë pozitiv dhe Marsi në shenjën tuaj ju krijon situata stresuese, jeni më aktivë, do të realizoni shumë gjëra nëse tregoni kujdes nga data 20-22 për të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit. Mbroni marrëdhëniet tuaja dhe mos hyni në konflikte. Në jetën sociale, Afërdita dhe Urani sjellin suksese, nënvizon puna, vlera juaj, jeni njerëz punëtorë, por të lindurit në ditët e para kalojnë ndryshime në punë, karrierë dhe në akset kryesore të jetës. Hëna e plotë në Bricjap ju sjell shanse në jetën erotike, krijuese dhe mundësi për zhvillim social, personal e profesional. Me hënën e re në datën 24 veproni në prapavijë dhe bëni ndryshimet që i shihni të nevojshme.

    Peshorja – Është një periudhë ku do të jeni të aktivizuar në jetën sociale, profesionale, karrierë, do të shkoni në evente dhe jeni të favorizuar me Jupiterin në shtëpinë e dhjetë. Hëna e plotë në Bricjap në datën 10 ju sjell përballë me probleme ose shqetësime në jetën personale dhe kjo sjell shqetësime në psikologjinë tuaj apo me pronën e shtëpinë. Një ekuilibër mes jetës personale, familjare e karrierës do të ishte ideale në korrik. Shumë pozitive për ju do të jetë hëna e plotë në Luan në datën 24, ku do të keni njohje të rëndësishme në rrjetin social që do të ndryshojë jetën personale, planet, synimet. Të lindurit në ditët e para të shenjës, jeni në fazë ndryshimi total ku mund të zhgënjeheni, por do të ndodhë për të mirën tuaj që të keni një fillim të ri pozitiv. Kujdes me personat që zgjidhni dhe hyjnë në jetën tuaj. Me Afërditën në Binjak në datën 4 ka një muaj interesant, me plane të mira për të ardhmen, me afrimitet ndaj të dashurve, do të udhëtoni dhe fillon një periudhë që do ta shihni të ardhmen me sy tjetër, madje mund të mendoni për zhvendosje jashtë shtetit.

    Akrepi – Fillimi i muajit është i bukur, me shanse në marrëdhënie e bashkëpunime, do të keni takime të papritura me njerëz që do t’ju ndryshojnë jetën. Kini kujdes dhe mbroni marrëdhëniet ekzistuese, ku më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e fundit të shenjës që duhet të kenë vëmendjen edhe në iniciativat financiare. Periudha është favorizuese në jetën profesionale e sociale, do të keni mundësi të udhëtoni. Kini kujdes në çështjet ligjore. Mund të bëni një ndryshim total të lindurit në ditët e para të shenjës në jetën sociale, karrierë. Me hënën e re në Luan në datën 24, mbyllet një kapitull dhe hapet një i ri pasi mund të ndryshoni punë apo karrierë. Çështjet që kanë të bëjnë me jetën sociale, punën, ekspozimin, kini kujdes nga data 18 dhe vendosni përpara gjërat që duhet të firmosni. Hëna e plotë në datën 10 ju jep shanse të rishikoni synimet e qëllimet, t’i organizoni, të gjeni mbështetje dhe të jeni të programuar.

    Shigjetari – Një periudhë e re fillon për ju me Uranin përballë, kështu që të lindurit në ditët e para të shenjës që nga fillimi i muajit, jeni në fazë ndryshimi pozitiv në jetën personale dhe planet për të ardhmen. Me hënën e re në datën 24 jeni të ndikuar drejtpërdrejt dhe mund të bëni ndryshime në planet tuaja, të jeni më largpamës, të bëni një udhëtim që mund të jetë kryesor për të sjellë ndryshime në jetën tuaj dhe të takoni njerëz. Jini të fokusuar në sferën financiare ku do të dilni të fituar nëse jeni më parashikues. Kini kujdes nga data 20-22 me marrëdhëniet personale, shoqërore e profesionale, mos hyni në konflikte dhe kontradikta me eprorët.

    Bricjapi – Një periudhë shumë e mirë për marrëdhëniet tuaja dhe me hënën e plotë në shenjën tuaj duhet të fokusoheni në jetën personale. Jeni shumë të mirë në organizim ndaj merruni me punën e përditshmërinë. Bëni një udhëtim ku do të afroheni me të dashurit tuaj. Me hënën e re në datën 24 kujdes në iniciativat që do të ndërmerrni pasi do të përcaktojnë ndryshime në portofolin tuaj, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe parashikues. Me këto duhet të merreni deri në datën 18 sepse më vonë duhet t’i rishikoni dhe të rregulloni gjërat që keni lënë varur. Përditshmëria juaj do të ketë ndryshime, por do të jetë e këndshme dhe do ta shijoni.

    Ujori – Kryesore për ju është hëna e re në Luan në datën 24 ku të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë transformim rrënjësor në marrëdhënie, bashkëpunime dhe akset kryesore të jetës. Në disa raste, këto do të vijnë nga iniciativat tuaja sepse gjendeni përpara vendimeve serioze për të ndryshuar jetën. Korriku është muaj shumë erotik, mund të afroheni me të dashurin, fëmijët apo të realizoni planet tuaja krijuese. Jini më parashikues dhe të kujdesshëm me financat dhe më të qetë nga ana psikologjike, s’ka nevojë t’i mendoni thellë gjërat. Gjatë gjithë pjesës së parë të korrikut, duhet të gjeni kohën të çlodheni, të merreni me jetën intime, shëndetin dhe të shmangni prapaskenat.

    Peshqit – Korriku është shumë i mirë për ju me diellin, Jupiterin në shtëpinë e pestë, mund të kaloni bukur, afroheni me njerëzit e dashur dhe të keni shanse për krijimtarinë, jetën erotike e personale. Me hënën e plotë në Bricjap, duhet të jeni të kujdesshëm në rrjetin social, shoqëror, të pranoni ftesat, të evitoni keqkuptimet dhe të afroheni njerëzit e dobishëm për të realizuar qëllimet tuaja. Një mik mund të bëhet njeriu i zemrës. Me hënën e re në Luan do të keni ndryshime në punë, prandaj në fund të korrikut mund të pushoni dhe kur të ktheheni të gjendeni në një fillim të ri në përditshmëri. Kujdesuni për shëndetin dhe mos kini frikë./tv

  • E mbani mend shqiptaren që u martua me një njeri me ngjyrë? E trishtë çfarë ka ndodhur me të

    E mbani mend shqiptaren që u martua me një njeri me ngjyrë? E trishtë çfarë ka ndodhur me të

    Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës së saj, Henrin.

    Siç tregon ajo, pas shumë vitesh miqësie, Henri i bëri pyetjen e ndjeshme: “A mund të jem unë ngjyra jote?” Përgjigja e saj ishte një puthje.

    Pas dy vitesh marrëdhënie të bukur, ajo mbeti shtatzënë. Por, kur ua tregoi prindërve lajmin, ata i kërkuan të abortonte. Arsyeja? Nuk mund të pranonin një dhëndër me ngjyrë.

    Pavarësisht dhimbjes, ajo vendosi ta mbante fëmijën. Pas disa vitesh, u kthye në Shqipëri për t’u treguar prindërve nipin e tyre, me shpresën se dashuria prej gjyshërish do t’i zbutte. Por sapo panë që fëmija kishte trashëguar ngjyrën e babait, reagimi i tyre ishte i ftohtë dhe i ashpër:

    “Çoje djalin ta rrisë i ati, dhe vetëm atëherë do jesh përsëri vajza jonë.”

    Henri e shtyu të përpiqej sërish, të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shihte që bashkëshortja e tij po vuante. Por prindërit nuk pranuan në asnjë mënyrë.

    Çfarë është më e dhimbshmja, janë komentet që kanë shpërthyer në Facebook. Shumë shqiptarë shfaqin një racizëm të thellë, duke e quajtur turp zgjedhjen e vajzës:

    “Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh nga ballkoni ose të djegësh veten me benzinë! Turp, mjerë prindërit çfarë kanë rritur!”, shkruan një komentues.

    “Mos e lodh kot t’ua mbushësh mendjen prindërve. Për një burrë me ngjyrë shkele çdo gjë! Lëre, nuk është fundi i botës. Ka pasur plot djem shqiptarë të mirë. Nuk je as e para, as e fundit që gabon kështu.”

    “Gjithsesi, të gjitha ato gra që lidhen me burra me ngjyrë ndahen në moshën 60-65 vjeçare. Atëherë bie era më shumë… E fëmijën nuk ta do as shtëpia, as shoqëria. Shqiptarët janë raca më e bukur në botë, pse zgjodhët dikë ndryshe?”

    Por mes komenteve, ka edhe nga ata që tregojnë mbështetje e njerëzi:

    “Ka plot shqiptarë që rrahin gratë, vrasin prindërit, bëjnë maskarallëqe dhe askush nuk flet për ta. Por kur dikush dashuron sinqerisht, quhet turp?”

    “Zotin nuk e pyeti kush kur krijoi njerëzit – me ngjyrë apo pa ngjyrë, të gjithë jemi të tij. Askush s’ka të drejtë të gjykojë.”

  • E fundit! Trump ia thote troc Aleksandër Vuçiç: Ja cfare iu ndodh nëse s*lmon Kosovën

    E fundit! Trump ia thote troc Aleksandër Vuçiç: Ja cfare iu ndodh nëse s*lmon Kosovën

    Presidenti amerikan Donald Trump përmendi sërish Serbinë dhe Kosovën në konferencën për shtyp. Trump tha sot se ka punuar shumë dhe nuk e di nëse ka ndonjë president të SHBA-së që ka punuar më shumë se ai në lidhje me dy shtetet.

    Trump tha se i ka bërë presion Serbisë me ndalje të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do të sulmonte Kosovën dhe të ndodhte një “luftë e madhe”. Presidenti amerikan ka deklaruar se pas kësaj, ata ishin zmbrapsur.

    Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia dhe Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thashë që, nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, tha Trump.

    Presidenti amerikan Donald Trump, para dy ditësh, kishte përmendur Serbinë dhe rrezikun që shtetit serb të niste një përplasje. “Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, kishte thënë Trump.

  • Jozi sfidon fansat e Gjestit,

    Jozi sfidon fansat e Gjestit,

    Joz Marku është rikthyer në vëmendje për një arsye krejt tjetër – këtë herë jo për ndonjë incident televiziv, por për një ftesë nga Kosova për një rast tejet të veçantë.

    Pas zhurmës dhe komenteve të shumta që shpërthyen pas incidentit të tij me Gjestin në “Big Brother VIP”, shumëkush mendoi se Jozi nuk do të guxonte të shkelte më në Kosovë.

    Por jo! Realiteti është krejt ndryshe.

    Në një përgjigje të fundit në Instagram, Jozi iu përgjigj një ndjekësi, duke konfirmuar se javën që vjen do të jetë në Kosovë për të kënduar në një dasmë.

    “Si jo, madje javën që vjen e kam një dasëm në Kosovë. Respekte,” ishte përgjigja e shkurtë dhe e prerë e Jozit.

    Kjo deklaratë vjen si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj një pjese fansave të Gjestit, të cilët pas incidentit të tij me Gjestin në “Big Brother VIP Albania”, pretenduan se Jozi nuk do të guxonte më të shkelte në Kosovë.

    Por realiteti është krejt tjetër: Jozi jo vetëm që po vjen, por po ftohet nga vetë qytetarët për të performuar në ahengjet më të veçanta e më të ngrohta familjare.

    Kujtojmë se javë më parë “Prive by Liberta Spahiu” publikoi një video të Jozit duke kërcyer dhe argëtuar në një aheng familjar në Gjakovë.

    Kjo tregon qartë se, përtej debatit publik dhe komenteve në rrjete sociale, publiku kosovar nuk e ka braktisur Jozin – përkundrazi, e ka përqafuar sërish.

    Ai po rikthehet jo me kërkesa, por edhe me ftesa! 

  • E PABESUESHME! Femija E priste prindin me çantë në dorë… por një burrë i afrohët dhe bën aktin më të tmerrshëm që mund të imagjinohet! 👶💔( Video )

    E PABESUESHME! Femija E priste prindin me çantë në dorë… por një burrë i afrohët dhe bën aktin më të tmerrshëm që mund të imagjinohet! 👶💔( Video )

    😢 Një ngjarje makabre është regjistruar në një aeroport ndërkombëtar dhe ka shokuar mbarë botën! Një fëmijë i vogël, vetëm 2 vjeç, po rrinte i qetë me çantën në dorë, ndoshta duke pritur prindin e tij… por askush nuk e priste atë që do ndodhte më pas.

    👤 Një burrë afrohet pa asnjë arsye, e kap fëmijën dhe e hedh në ajër me forcë! Vogëlushi përplaset me kokë në dysheme, duke humbur menjëherë ndjenjat… dhe tani ndodhet në gjendje kome.

    👩‍🍼 Nëna e fëmijës, shtatzënë, ishte vetëm pak metra larg duke marrë karrocën kur ndodhi kjo skenë e tmerrshme.

    🙏 Akoma nuk ka të reja mbi gjendjen e vogëlushit, por mjekët po bëjnë të pamundurën. Ndërkohë, pamjet nga kamerat e sigurisë kanë shkaktuar tronditje dhe zemërim të madh në të gjithë rrjetin.

    🗣 “O Zot i madh, ndihmoje këtë engjëll të vogël. Askush nuk e meriton një dhimbje të tillë, aq më pak një fëmijë i pafajshëm!” – janë vetëm disa nga reagimet e mijëra ndjekësve në rrjete sociale.

    🛑 Ky është një alarm për shoqërinë, për sigurinë e fëmijëve tanë dhe për nevojën që drejtësia të jetë e menjëhershme dhe e rreptë për akte të tilla çnjerëzore.

    📢 Ndaje këtë që ta shohë bota! Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, jo për dhunë!

  • 🔴 Zyrtare: Autostrada Tiranë–Durrës me pagesë! Ja çfarë po vjen shumë shpejt…

    🔴 Zyrtare: Autostrada Tiranë–Durrës me pagesë! Ja çfarë po vjen shumë shpejt…

    🚧 Një ndryshim i madh pritet të ndodhë në një nga akset më të rëndësishme të vendit: Autostrada Tiranë–Durrës do të bëhet me pagesë! Lajmi është konfirmuar nga burime pranë projekteve infrastrukturore dhe pritet që ky vendim të zbatohet shumë shpejt.

    📍 Kjo është rruga më e frekuentuar në Shqipëri, që lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit, por edhe me një nga destinacionet më të preferuara turistike në verë – Durrësin.

    💬 Por pyetja që po bën xhiron e rrjeteve sociale është: “A ia vlen të paguajmë për të kaluar më shpejt dhe më rehat?”

    Komentet janë të ndara:

    1️⃣ “Po, nëse rruga bëhet si në Europë!”

    2️⃣ “Jo, boll kemi paguar taksa!”

    3️⃣ “Varet sa do jetë pagesa…”

    4️⃣ “S’ka problem, vetëm të mos ketë më trafik!”

    🚦Synimi i këtij projekti është të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe të ulë ndjeshëm kohën e udhëtimit, por qytetarët kërkojnë transparencë për tarifat dhe garanci për cilësinë.

    💸 A do ta përballojë xhepi i shqiptarëve një tjetër pagesë? Apo kjo është një zgjidhje e domosdoshme për të modernizuar rrugët tona?

    📢 Komento më poshtë: Je pro apo kundër këtij vendimi?

  • LAJM I FUNDIT: EDI RAMES IA HOQA TRURIN FARE ME ARTIKULLIN QE BOTOVA, E TRONDITA NGA THEMELET

    LAJM I FUNDIT: EDI RAMES IA HOQA TRURIN FARE ME ARTIKULLIN QE BOTOVA, E TRONDITA NGA THEMELET

    Nënkryetari i partisë së Ilir Metës, Agim Nesho, thotë se e ka tronditur regjimin e Edi Ramës, me një shkrim të publikuar në Fox News.

    “Çështja është se unë shkruaj gjithmonë për shtypin amerikan, nga të cilat 11 artikuj më janë botuar dhe kam folur edhe më fort se aq, por sigurisht Fox News ka një përzgjedhje, jo si ato që bëjnë mediat këtu në Shqipëri, të cilat dirigjohen nga sipër.

    Fox ka një bord editorial dhe nuk janë në prioritet interesat e pronarëve që një herë marin para nga inceneratorët, e tani bëjnë edhe partnerë strategjikë në ndërtim, sië ndodh  në Shqipëri.

    Sigurisht këto janë media mjerane, po ky reagim sidomos i këtyre mediave tregon edhe karakterin dhe kapjen e mediave nga regjimi i Ramës.

    Kjo gjë është pozitive pasi vetë FOX po e ndjek me kujdes dhe të gjitha reagimet e tyre janë qesharake e përzgjedhja bëhet në momente të caktuara politike.

    Unë këtë artikull e kam çuar dy javë më parë dhe nuk e prisja të botohej, dhe jua thashë më dhe më parë, unë sa herë shkruaj dërgoj edhe një shkrim të përshtatur për publikun amerikan, por jo gjithmonë botohet.

    Rikthimi tek ky shkrim tregon se e ka një moment dhe ky moment është që regjimit autokratik të Ramës i djeg shumë. Ne e kemi thënë disa herë bashkë, këtu në televizion tuaj që bëni të pranueshëm informimin e opinionit publik dhe çështja është se përse në këto moment botohet kjo gjë.

    Kjo tregon se nuk janë as sponsorizime, e këtu dua të bëj një sqarim, po të jetë ky artikull i paguar, duhet deklaruar në Ministrinë e Drejtësisë të SHBA dhe vetëm institucione të tilla gjykatëse, (sic është Fox Neës), e thotë poshtë shkrimit nëse është artikull i sponsorizuar.

    E keqja është se këta, duke qenë në ato drejtime, ndoshta jo të Ramës, po deri në nivelin e Fugës, që mos të humbasin ato përfitimet e regjimit, bëhet dhe qesharak në përpunimin e atyre informacionëve që ishte i pazakoshëm për një autor të përgjigjej një televizioni kombëtar, pra ju ka djegur shumë”, tha ai në televizionin e Berishës.